BOTA /

4 të vdekur brenda tre ditëve, Kurti: Vendi i tronditur nga seria e vrasjeve! Duhet reflektim shoqëror

Shkruar nga Versus

4 të vdekur brenda tre ditëve, Kurti: Vendi i tronditur nga seria e

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë mbledhjes së sotme të kabinetit qeveritar, ka reaguar për vrasjet e ndodhura njëra pas tjetrës brenda tre ditëve të fundit.

Kurti tha para kabinetit të qeverisë se duhet veprim i insitucioneve dhe reflektim i gjithë shoqërisë për serinë e vrasjeve që kanë kapluar vendin.

“Fillimisht duhet të ndaj shqetësimin në lidhje me katër vrasjet e ditëve të fundit. Ftoj institucionet të hetojnë rastet në mënyrë që të vihet drejtësi e të parandalohen rastet e tjera. Gjithë vendi është tronditur e lënduar nga kjo seri e vrasjeve që duhet të ndalet e dënohet. Na duhet analizë e veprim institucional e reflektim shoqëror“, tha Kurti në mbledhjen e qeverisë.

Brenda tre ditëve të fundit, 4 persona kanë vdekur në Vushtri dhe Prishtinë. Fillimisht në Vushtri, një 19 vjeçar u vra me armë zjarri nga bashkëmoshatari i tij pas konflikteve për një vajzë. Më pas në të njëjtin qytet, një 42 vjeçare, punonjëse në furrë buke u vra nga ish-punëdhënesi i saj vetëm se kishte ndërruar vend pune. Ky i fundit u vetëvra me armë pas krimit.

Ndërsa mbrëmë në Prishtinë si pasojë e të shtënave me armë zjarri, një person u plagos dhe një tjetër humbi jetën, duke shkaktuar një tjetër krim në serinë e vrasjeve që kanë përfshirë vendin në ditët e fundit. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: