BOTA /

Donald Trump sulmon ashpër Imane Khelif pasi fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike

"Kush dëshiron që burrat të marrin pjesë në sportet e grave?" u shpreh Trump për Khelif në fjalimin e tij.

Shkruar nga B.SH

Donald Trump sulmon ashpër Imane Khelif pasi fitoi medaljen e artë

Fitorja e medaljes së artë nga boksierja algjeriane Imane Khelif vazhdon të bëjë bujë.

Donald Trump, 78 vjeç ish-presidenti i SHBA-së dhe kandidati aktual republikan presidencial e sulmoi Khelif ashpër gjatë një tubimi zgjedhor në Bozeman, Montana duke përhapur dhe të pavërteta.

"Kush dëshiron që burrat të marrin pjesë në sportet e grave?" u shpreh Trump për Khelif në fjalimin e tij.

Duke vazhduar:

“Dëshiroj të përgëzoj të renë që ka kaluar nga një burrë në një grua. Ai…ajo fitoi medaljen e artë.”

Trump më pas iu drejtua dhe kundërshtares së parë të Khelif në turne, Angela Carini.

Italianja hoqi dorë nga ndeshja pas vetëm 46 sekondash, sepse nuk arriti të përballonte grushtave të Khelif.

Ish-presidenti tha:

“Po gruaja, bukuroshja nga Italia? Ajo hyri atje dhe as nuk e dinte se çfarë po ndodhte. Ajo është një boksiere shumë e mirë por vetëm kundër femrave të tjera.”

Por në fakt sipas informacioneve që tashmë janë publikuar dhe në Internet, Khelif ka lindur grua dhe është rritur si grua dhe në pashaportë ajo është e identifikuar si grua, pasi në vendin e saj, Algjeri, është i ndaluar ndryshimi i gjinisë.

Në konferencën e saj për shtyp pas triumfit të artë në Lojërat Olimpike, Khelif tha:

“Unë jam një grua si çdo grua tjetër. Unë kam lindur grua, kam qenë gjithmonë dhe kam luftuar vetëm për të mbrojtur të drejtat e grave.”

Diskutimi për boksieren “mashkull” u ngrit pasi shoqata e boksit IBA, e cila dyshohet për korrupsion, i bëri asaj një test të diskutueshëm gjinor në Kupën e Botës një vit më parë, shkruan Bild.

Në raport shkruhej se Khelif ka një kromozom X dhe Y - zakonisht gjendet vetëm tek meshkujt por ky fenomen ndodh rrallë.

IOC nuk e njeh më IBA për shkak të akuzave për korrupsion dhe lejoi Khelif  të garonte në Lojërat Olimpike.

 

Poll