BOTA /

I mbijetuari i dhun*s seksu*le në Kosovë, flet publikisht: Shumë herë jam rrëzuar, por jam ngritur në këmbë

Nishori ka folur për herë të parë publikisht, ku tregoi se shpeshherë ikte natën dhe dilte qante që të çfryhej.

Shkruar nga Versus
I mbijetuari i dhun*s seksu*le në Kosovë, flet publikisht: Shumë
Ramadan Nishori

Një rrëfim i ndjerë që të jep forcë është ai i Ramadan Nishorit, i mbijetuari  i dhunës seksuale në Kosovë.

Nishori ka folur për herë të parë publikisht, ku tregoi se shpeshherë ikte natën dhe dilte qante që të çfryhej.

“Në atë kohë jetoja me prindërit dhe vëllezërit. Pasi u martova, i thashë vetes: do ta lë të kaluarën pas dhe do të filloj një jetë të re. Por kjo ishte e pamundur. Çdo natë më kujtohej ajo që më kishte ndodhur. Jetoja me frikën se mos e hetonte dikush për rastin që më kishte ndodhur”, tha ai.

Gjatë mbrëmjeve, ai u shpreh se dilte për të qarë dhe më pas kthehej sërish në shtëpi.

“Kjo sepse thosha se unë jam burrë dhe për atë që kam përjetuar nuk duhet të dijë askush – se thosha: nënçmohem, më bullizojnë. Isha shumë i mbyllur në vete. Më vinte të qaja, të bërtisja. Ikja natën nga shtëpia. Dilja. Qaja, çlirohesha, dhe kthehesha në shtëpi”.

Nishori shtoi se sot don respektin e njerëzve dhe jo keqardhje.

“Sot dua që njerëzit të më shohin si një njeri që ka kaluar në shumë gjëra, që jam munduar shumë, por nuk jam thyer kurrë. Dua të më shohin me respekt, si një njeri që ka luftuar shumë për të mbijetuar. Si një njeri që shumë herë jam rrëzuar, por jam ngritur në këmbë”, u shpreh ai.

“Unë sot jam këtu, jo për ta harruar atë që kam përjetuar, por për të mos mbetur peng i së kaluarës”, shtoi Nishori./Versus.al

 

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: