BOTA /

Kuvendi i Kosovës sërish në ngërç politik? Mbahet për herë të 18-të seanca për konstituimin e Kuvendit

Deputetët e Kosovës do të mblidhen për të 18-ën herë për të konsitutuar Kuvendin e Kosovës. Seanca pritet të nisë rreth orës 10:30, për konstituimin e përbërjes së nëntë parlamentare. Deputetët e Kosovës do të mblidhen për të 18-ën herë për të konsitutuar Kuvendin e Kosovës. Seanca pritet të nisë rreth orës 10:30, për konstituimin e përbërjes së nëntë parlamentare. Deputetët e Kosovës do të mblidhen për të 18-ën herë për të konsitutuar Kuvendin e Kosovës.

Shkruar nga Versus
Kuvendi i Kosovës sërish në ngërç politik? Mbahet

Deputetët e Kosovës do të mblidhen për të 18-ën herë për të konsitutuar Kuvendin e Kosovës. Seanca pritet të nisë rreth orës 10:30, për konstituimin e përbërjes së nëntë parlamentare.

Në seancën e 17-majit kryesuesi, Avni Dehari kërkoi prej partive politike të propozojnë nga një përfaqësus për mbarëvajtjen e votimit të fshehtë për të zgjedhur kryeparlamentarin e ri.

Ky propozim u refuzua nga partitë opozitare, PDK, LDK, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe lista Serbe, me argumentin se Vetëvendosja tregon se nuk e ka prioritet konstituimin.

Në mungesë të zgjidhjes, presidentja Vjosa Osmani nuk e ka përjashtuar mundësinë që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. E në këtë gjykatë, ditë më parë e ka dërguar një kërkesë edhe AAK-ja.

Kujtojmë se zgjedhjet në Kosovë u mbajtën në 9 shkurt 2025, ku kryeministri i Kosovës nuk arriti dot të sigurojë votat e mjaftueshme për të formuar qeverinë pa një koalicion.

Tags:

kosove

Poll