
SHBA- Ish-presidenti Donald Trump tha se nuk do të kandidojë për herë të katërt për kreun e Shtëpisë së Bardhë në rast se humbet përballë rivales së tij Kamala Harris në garën presidenciale që mbahet në nëntor.
I pyetur nëse do të kandidojë sërish pas katër vitesh nëse nuk arrin sukses këtë herë, Trump tha: “Jo nuk e bëj, mendoj se me kaq mbyllej”.
"Unë nuk e shoh fare këtë. Shpresojmë se do të kemi sukses," tha ai në një intervistë të dhënë për mediat amerikane.
Sondazhet e publikuara së fundmi tregojnë një garë të ngushtë mes Trump dhe Harris me këtë të fundit që në sondazhet ndërkombëtare del disa pikë përpara.
I pyetur nëse pauza katërvjeçare e ndihmoi atë të rigrupohej dhe të kuptonte se kujt mund t'i besonte si aleatë, Trump tha se ishte "shumë herët" për të bërë marrëveshje me njerëz për çdo pozicion në kabinetin e tij në Shtëpinë e Bardhë, nëse ai fitonte në nëntor.
Deri më tani Trump u ka shpëtuar dy atentateve me armë zjarri përgjatë fushatës së tij elektorale, njëri në Pensilvani teksa mbante fjalim ku njëri plumb e preku në vesh ndërsa tjetrit teksa luante golf në Teksas ku shërbimet sekrete kapën një person të armatosur i cili po shkonte drejt ish-presidentit. Versus.al








