Policia indiane tha se një i mbijetuar nga rrëzimi i aeroplanit Air India është identifikuar deri më tani, raportoi agjencia e lajmeve ANI.
I mbijetuari u gjet në sediljen 11A të kabinës "dhe po merr trajtim mjekësor në spital", tha shefi i policisë së Ahmedabad
Ai shtoi se numri i të vdekurve nga rrëzimi i aeroplanit mund të rritet pasi aeroplani u rrëzua në një zonë banimi.
Sipas medieve indiane bëhër fjalë për Vishwash Kumar Ramesh, 40 vjeç, me shtetësi britanike, raportohet se i ka mbijetuar rrëzimit të Air India.
Ai ishte ulur larg vëllait të tij, i cili mbetet i zhdukur. “Pati një shpërthim të fuqishëm vetëm disa sekonda pas ngritjes. Vrapova nëpër tym dhe zjarr”, tha ai.
Ramesh Viswashkumar, The sole survivor of the Air India crash escaped by jumping from the plane. He was on seat number 11A. #AirIndia #AhmedabadNews #Gujarat #PlaneCrash #ITReel pic.twitter.com/NsMBeZOkbX
— IndiaToday (@IndiaToday) June 12, 2025









