SHBA- Republikanët e përfaqësuar nga Donald Trump kryesojnë në zgjedhjet që po zhvillohen për kreun e Shtëpisë së Bardhë duke siguruar shumicën e votave elektorale përballë Kamala Harris.
Me këtë rrjedhë të rezultateve, projeksionet e bëra nga sondazhet janë që Republikanët të marrin edhe senatin e SHBA-së. Ndërsa Trump ka fituar në 2 prej shteteve me peshën më të madhe elektorale, ndërkohë që kryeson në 5 shtetet e tjera po ashtu me peshë të madhe elektorale.
Pas fitores së Donald Trump në shtete si Karolina e Veriut dhe Xhorxhias duke dalë me 248 vota elektorale, shpresat e fundit për Kamala Harris përqendrohen në mbajtjen e “Murit Blu” që përbëhet nga shtetet Wisconsin, Michigan dhe Pennsylvania. Sipas mediave amerikane, Pensilvania dhe Wisconsin po anojnë drejt Trump dhe ai është përpara në shtetin tjetër të ashtuquajtur Rust Belt të Miçiganit.
Media amerikane Fox News në projeksionet e bëra, e ka shpallur fitues Donald Trumpin me 277 vota elektorale pavarësisht se nuk kanë dalë ende rezultatet e disa shteteve të rëndësishme. Versus.al








