Çfarë do të gjeni në brendësi
*Një shpërthim i fuqishëm tronditi mbrëmjen e sotme lagjen nr. 3 të Sarandës. *Në vendngjarje forcat e rendit gjetën një automjet fuoristradë të shkrumbuar dhe brenda tij një trup pa shenja jete. Ngjarja la pas veç shokut të krijuar edhe mjaft dëme materiale në zonë. *Policia njofton se eksplozivi ishte vendosur në automjetin në pronësi të Isuf Jacajt, i cili ndodhej brenda në momentin e shpërthimit dhe humbi jetën në vend. *Viktima është babai i Klaus Jacajt, 31 vjeç, i arrestuar për “përkrahje të autorit të krimit” në lidhje me ngjarjen e 17 korrikut 2025, kur Ramadan Zoto plagosi me armë zjarri dy persona në lagjen nr. 4 të Sarandës. *Vetëm 3 muaj më parë, më 22 korrik, Klaus Jaçajt i hodhën në erë mjetin me tritol. *Mjeti ishte i parkuar pranë një pallati, po në lagjen numër 3, në të njëjtën zonë ku babai i tij humbi sot jetën në një atentat me tritol.
Emri e Foto / Atentat me tritol në Sarandë, ja lidhjet e viktimës dhe historia e të birit

Një shpërthim tritoli ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Sarandës, duke i marrë jetën një personi. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:50 në lagjen nr. 3, ku një automjet tip Toyota u shkatërrua plotësisht nga lënda shpërthyese e vendosur brenda tij.
Policia njofton se eksplozivi ishte vendosur në automjetin në pronësi të Isuf Jacajt, i cili ndodhej brenda në momentin e shpërthimit dhe humbi jetën në vend. Viktima është babai i Klaus Jacajt, 31 vjeç, i arrestuar për “përkrahje të autorit të krimit” në lidhje me ngjarjen e 17 korrikut 2025, kur Ramadan Zoto plagosi me armë zjarri dy persona në lagjen nr. 4 të Sarandës.
View this post on Instagram
Shpërthimi i fuqishëm u dëgjua në gjithë qytetin bregdetar, duke shkaktuar panik dhe frikë tek banorët e zonës.
Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policore dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë intensivisht për identifikimin dhe arrestimin e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.
Vetëm 3 muaj më parë, më 22 korrik, Klaus Jaçajt i hodhën në erë mjetin me tritol. Mjeti ishte i parkuar pranë një pallati, po në lagjen numër 3, në të njëjtën zonë ku babai i tij humbi sot jetën në një atentat me tritol.
Autoritetet bëjnë me dije se po zhvillohen të gjitha hetimet dhe procedurat ligjore për dokumentimin e këtij atentati që ka tronditur thellë Sarandën mbrëmjen e sotme.
VIDEO - Vrasje me eksploziv në Sarandë, një person humb jetën në makinën e shpërthyer
Një shpërthim i fuqishëm tronditi mbrëmjen e sotme lagjen nr. 3 të Sarandës. Në vendngjarje forcat e rendit gjetën një automjet fuoristradë të shkrumbuar dhe brenda tij një trup pa shenja jete.
Ngjarja la pas veç shokut të krijuar edhe mjaft dëme materiale në zonë.
Forca të shumta policie janë të pranishme dhe ka vendosur një perimetër sigurie. Hetuesit e krimeve të rënda po mbledhin prova, fragmente metalike, mbetje të shpërthimit dhe pamje nga kamerat e sigurisë, për të përcaktuar natyrën e pajisjes shpërthyese. Sipas sinjaleve fillestare, nuk duket të ketë qenë një incident aksidental; hetuesit po vlerësojnë pistën e një eksplozivi të vendosur qëllimisht.
Brenda automjetit të shkatërruar u gjet një trup, deri tani identiteti nuk është konfirmuar në mënyrë zyrtare. Në media është përfolur emra të ndryshëm, mes të cilëve dhe ai i një 58 vjeçari me iniciale I.J. por nuk ka një verifikim përfundimtar që lidh ndonjë emër me këtë ngjarje. Hetimet po ndjekin që në krye të këtij hetimi të ngjarjes së rëndë gjurmë konfliktesh të mundshme apo edhe lidhjesh kriminale
Prokuroria dhe specialistët e kriminalistikë janë në vendngjarje; pritet ekzaminimi balistik, analiza e mbetjeve të shpërthimit dhe verifikimi i pamjeve të kamerave.







