Në vitin 2023, Mary Austin, ish-e dashura, muza dhe, më së shumti, trashëgimtarja kryesore e Freddie Mercury-t, vendosi të shesë 1406 sende që kishin i përkisnin liderit të grupit Queen (ato i ishin lënë atij në testament, së bashku me vilën e tij në Kensington, Londra Perëndimore, ku të dy kishin jetuar).
Ky veprim shkaktoi zemërim të madh tek fansat. Po ashtu, dhe familja e këngëtarit – sidomos motra e tij Kashmira Bulsara (emri i vërtetë i Mercury-t ishte Farrokh Bulsara) – u ndie shumë keq, pasi ajo kishte marrë vetëm 25% të pasurisë së madhe të vëllait.
“Dëshiroja të mbyllja këtë kapitull dhe të vendosja rend në jetën time,” - tha Austin për të shpjeguar vendimin për të shpërndarë të gjitha kujtimet për Freddie-n (i cili vdiq më 24 nëntor 1991 nga një pneumoni i shkaktuar nga AIDS).
Kujtimet përfshinin gjithçka, nga garderoba e tij luksoze deri tek kimono që ai merrte direkt nga Japonia; nga suveniret që lidhen me historinë e Queen (si korona dhe manteli që ai mbante për të mbyllur koncertet me “We Are The Champions”) deri te teksti i “Mongolian Rapsody”, i cili më pas do të bëhej “Bohemian Rhapsody”.
Një pjesë e 50 milionë eurove që Mary Austin mori nga shitja e sendeve të Mercury-t u dhurua për “Mercury Phoenix Trust”, një organizatë kundër AIDS-it e themeluar nga Queen dhe menaxheri i tyre Jim Beach, si dhe për “Elton John Aids Foundation”, por ky gjest fisnik nuk arriti të qetësojë shqetësimet e fansave. Dhe tani zbulohet se motra e Mercury-t, Kashmira, ka shpenzuar në mënyrë sekrete tre milionë paund (afro tre milionë e gjysmë euro) për të blerë dhe kthyer në familje sendet e vëllait të saj që ishin hedhur në ankandin “Freddie Mercury: A World of His Own”, i organizuar nga Sotheby’s.
Duke mos dashur që Austin të mësonte për ofertat që ajo bënte, Kashmira ka orkestruar gjithçka në fshehtësi me djalin e saj, Jamal Zook. “Kashmira ishte e zemëruar dhe e tronditur kur pa se kaq shumë pasuri të vëllait të saj të dashur po bëheshin të disponueshme për t'u blerë nga kushdo," tha një burim anonim për “The Sun”. Pra, para ankandit, ajo bëri një vizitë private, në fshehtësi, me Jamal dhe asistenten e saj personale, për të vendosur se cilët objekte do të përpiqeshin t'i blinin. Kur erdhi koha e ankandit, asistenti shkoi personalisht në Sotheby’s, duke qëndruar gjithmonë në telefon me Kashmirën, e cila kontrollonte online dhe i thoshte se sa të ofronte për çdo send. Edhe pse kishin ndarë një buxhet të madh, ata e paguan më shumë se sa ishte çmimi i parashikuar për çdo objekt, por ata ishin të kënaqur me rezultatin.
Disa nga objektet që Kashmira Bulsara, 73 vjeçe, solli në shtëpi përfshijnë: një jukebox Wurlitzer Modeli 850 (i paguar 406,400 paund); një jelek i Freddie-t me portretet e gjashtë maceve të tij të dashura (shitur për 139,700 paund); tetë faqe me skica të teksteve të “Killer Queen” nga viti 1974 (shitur për 279,400 paund); një vazo Daum Persimmons, e shndërruar nga Mercury në një llambë me nuancë (çmimi 22,860 paund) dhe një xhaketë Nike (40,640 paund), por blerja më e shtrenjtë ishte një xhaketë stili ushtarak, e bërë për ditëlindjen e 39-të të Mercury-t, e cila u pagua nga motra e tij për 457,200 paund.








