POLITIKË /

"8 vende për to në listat e sigurta", Berisha flet për koalicionin me 25 parti: Përfaqësojnë 1/3-ën e elektoratit shqiptar

Shkruar nga Versus

"8 vende për to në listat e sigurta", Berisha flet për

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, foli sot për aleancën prej 26 partive politike të cilat do të synojnë që të fitojnë përballë kryeministrit Edi Rama në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Ai zbuloi se për partitë që janë pjesë e koalicioneve janë caktuar 8 vende në listat e garantuara të kandidatëve për deputetë të PD. Ndërsa tha se pavarësisht se shihen si modeste, këto parti në total hera-herës përfaqësojnë 1/3-ën e elektoratit shqiptar.

“Së pari, ne kemi deklaruar qëndrimin tonë dhe kemi ftuar të bashkohen me ne, të gjitha ato forca politike që sot konsiderojnë Edi Ramën të keqen më të madhe për Shqipërinë.

Dhe e kemi quajtur këtë një bashkim për kauzën kryesore. Dhe kjo ka ndodhur. Ne kemi ftuar edhe parti të tjera, të cilat nuk kanë ardhur për arsye që ato do t’ua shpjegojnë zgjedhësve. Ne u kemi bërë të qartë atyre se largimi i të keqesë më të madhe të shqiptarëve, Edi Ramës, duhet të jetë misioni i çdo force politike që konsideron veten opozitare.

Por, të konsiderosh veten opozitar, duhet të ndjehesh i tillë dhe duhet të kesh lirinë për ta ndjerë. Një koalicion shumë i mirë u bë, natyrisht në këtë koalicion vërtet PD ka dhënë 8 vende në listat e garantuara, por demokratët dhe mbështetësit tanë duhet ta dinë se këto 26 parti në tërësinë e tyre përfaqësojnë herë-herë edhe një të tretën e elektoratit shqiptar.

Pavarësisht se të marra veçmas janë parti modeste në votat e tyre, por të marra së bashku kanë një elektorat qindra mijëra votash. Dhe unë u them se kjo është një fitore e vërtetë e aleancës për Shqipërinë Madhështore. Ndaj edhe e përshëndes sot dhe garantoj se është në përputhje me statutin e parties”- u shpreh Berisha gjatë konferencës për shtyp që mbajti sot. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: