
Deputetët e rinj të Partisë Socialiste duhet t’i anulojnë planet e tyre për pushime verore gjatë këtij sezoni sepse qeveria ka një plan tjetër për ta.
Duke qenë se janë 53 deputetë të rinj që marrin për herë të parë mandat, mes të cilëve 9 ministra, PS ka vendosur që t’i ulë në “bankat e shkollës”. Duke nisur nga 20 qershori, për deputetët e rinj nis shkolla ose “Akademia Politike e PS”, ku do të njihen me praktikën legjislative, sjelljen në parlament dhe të drejtat që u jep kushtetuta.
Kursi intensiv i deputetëve do të bëhet çdo fundjavë në selinë rozë deri në fund të muajit korrik. Lektori i parë i ligjvënësve të rinj, do të jetë vetë kryeministri Edi Rama. Ndërsa më pas edhe garda e vjetër me emra si Erion Braçe, Fatmir Xhafa dhe Niko Peleshi do të ndajnë eksperiencat e tyre me brezin e ri të politikanëve. Versus.al







