POLITIKË /

E përmendi sot në seancë plenare, Zegjineja 'nuk i ndahet' Bardhit: T’u dogj malli për mua o Gazo

Çaushi thumbon edhe më fort duke “paralajmëruar” Bardhin se së shpejti mund të zëvendësohet edhe nga vetë Sali Berisha, duke i dhënë goditje politike brenda linjës së vetë Partisë Demokratike.

Shkruar nga Versus

E përmendi sot në seancë plenare, Zegjineja 'nuk i

Deputetja e zgjedhur e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Zegjine Çaushi, ka vijuar me ironitë ndaj drejtuesit politik të Partisë Demokratike në këtë qark, Gazment Bardhi, duke e goditur sërish me tone sarkastike përmes rrjeteve sociale.

Pas përfundimit të seancës plenare, Çaushi publikoi një video ku Bardhi duket duke e përmendur, me qëllim ironik. Në mbishkrimin shoqërues, deputetja socialiste i drejtohet demokratit me fjalët:
“Të dogji malli për mua?”, duke lënë të kuptohet se mungesa e saj në Kuvend ka shkaktuar “merak” te kundërshtari politik.

Ajo shton me ironi se do të jetë shumë shpejt sërish në Kuvend, duke nënkuptuar rikthimin e saj aktiv në jetën parlamentare. Për më tepër, Çaushi thumbon edhe më fort duke “paralajmëruar” Bardhin se së shpejti mund të zëvendësohet edhe nga vetë Sali Berisha, duke i dhënë goditje politike brenda linjës së vetë Partisë Demokratike.

Kujtojmë se përplasjet mes Zegjine Çaushit dhe Gazment Bardhit janë shfaqur publikisht në disa raste gjatë fushatës dhe më pas në seancat parlamentare, duke e kthyer rivalitetin e tyre politik në një duel të vazhdueshëm për protagonizëm. /Versus.al/

Poll