POLITIKË /

Edi Rama drejt SHBA në 34-vjetorin e PS-së! Festimet shtyhen për më vonë

Në 34-vjetorin e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të kalojë oqeanin. Kreu i qeverisë është nisur sot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në një vizitë që deri tani mbetet e pazbuluar në detaje.

Shkruar nga Versus

Edi Rama drejt SHBA në 34-vjetorin e PS-së! Festimet shtyhen për

Në 34-vjetorin e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të kalojë oqeanin. Kreu i qeverisë është nisur sot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në një vizitë që deri tani mbetet e pazbuluar në detaje.

Ndryshe nga tradita, dita e themelimit të PS-së nuk do të shoqërohet me aktivitete festive. Shkaku? Mungesa e liderit, i cili ka qenë gjithmonë në qendër të festimeve të forcës politike që drejton vendin prej më shumë se një dekade.

Mëngjesi nisi me një urim simbolik nga Rama në rrjetet sociale, përmes një fotografie me një trëndafil të kuq dhe një mesazh për 856,177 anëtarët e PS-së.

Largimi i papritur i kryeministrit drejt SHBA-së vjen edhe si një kundërpërgjigje ironike ndaj akuzave të opozitës, përfshirë Sali Berishën, se “Rama nuk e kalon dot oqeanin”. Këtë herë, jo vetëm që e kaloi, por e bëri në një datë të ngarkuar simbolikisht për partinë që drejton. Sipas Robert Papës, gazetarit shqiptar që jeton në SHBA, Rama do të jetë i pranishëm në dasmën e Alex Soros, djalit të miliarderit të njohur George Soros.

Burime nga selia rozë bëjnë me dije se festimet për përvjetorin do të mbahen sapo Rama të kthehet në Shqipëri.

34 vite PS — nga PPSH te partia e tregut të lirë

Partia Socialiste u themelua më 12 qershor 1991, gjatë Kongresit të 10-të të Partisë së Punës së Shqipërisë. Ishte pikërisht aty që liderët e atëhershëm komunistë shpallën fundin e PPSH-së dhe fillimin e një partie të re, me orientim demokratik dhe ekonomik të qendrës së majtë.

Kryetar i parë u zgjodh Fatos Nano, i cili nisi një reformë të brendshme që synonte të ndryshonte jo vetëm imazhin, por edhe përmbajtjen politike të partisë. Versus.al

Poll