POLITIKË /

Gjokutaj: I dërgonin njerëz në burg për t'i thënë ‘do të mbrojmë ne’, e Veliaj mori kot! Viktimë e Ramës

Avokati Genc Gjokutaj komentoi shkarkimin e ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke e cilësuar procesin ndaj tij si të motivuar politikisht dhe një akt të pastër hakmarrjeje nga ana e kryeministrit Edi Rama.

Shkruar nga Versus

Gjokutaj: I dërgonin njerëz në burg për t'i

Avokati Genc Gjokutaj, i njohur për qëndrimet e tij kritike ndaj qeverisë, ka bërë deklarata të forta lidhur me situatën e ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një interviste në emisionin “Kjo Javë” në News24. Sipas tij, ajo që po ndodh me Veliajn nuk është thjesht një çështje ligjore, por një betejë e pastër politike me sfond hakmarrjeje nga kryeministri Edi Rama.

Gjokutaj e cilësoi të gjithë trajtimin e Veliajt si një skenar të mirëorganizuar për ta goditur politikisht dhe për ta izoluar plotësisht. Ai tha se Veliaj u përball me një proces të rëndë dhe të manipuluar, ku sipas tij, i ishin dërguar njerëz në burg për ta mashtruar dhe për ta manipuluar emocionalisht.

“I dërgonin njerëz në burg duke i thënë ‘do të mbrojmë ne’, por ai mori kot. Nga ana tjetër i vendosnin përgjues, dhe Ulsi Manja shkonte e takonte në burg për t’i krijuar idenë se ‘jemi ne’,” – deklaroi Gjokutaj.
Sipas tij, Veliaj e kuptoi lojën e vërtetë vetëm pasi çështja shkoi në Apel dhe më parë kishte iluzione se mund të mbështetej nga brenda partisë.

“Atë që i kanë bërë Veliajt këta, është hakmarrje e Ramës tamam. Ai e paralajmëroi: ‘Në një nga ato pemët do të varet’. E hoqi nga pozicioni i drejtuesit politik, nga fotografia familjare, i hoqi lejet e ndërtimit. Veliaj dha mesazhin e qartë, vetëm burgu mbetej,” – u shpreh më tej Gjokutaj.
Ai vlerësoi se Veliaj ndodhet sot në një pozitë ku nuk ka asnjë krah politik pas vetes, as nga opozita, por as më nga mazhoranca. Sipas avokatit, kjo e bën betejën e tij shumë më të vështirë, pasi tani përballet i vetëm me procesin penal.

Jep dorëheqjen dhe përqendrohu në pafajësi

Në intervistë, Gjokutaj dha edhe një këshillë të drejtpërdrejtë për Veliajn: të japë dorëheqjen dhe të përqendrojë të gjithë energjinë e tij në mbrojtjen ligjore.

“Nëse do të isha avokati i Veliajt, do t’i sugjeroja të jepte dorëheqjen. Të heqë peshën politike nga vetja dhe të merret vetëm me lirinë e tij personale. Drejtoji të gjithë arsenalin tënd tek pafajësia,” – theksoi ai.
Sipas Gjokutajt, për figurat politike është gjithmonë e vështirë të ndajnë aspektin juridik nga ai politik, por në rastin e Veliajt, kjo është e domosdoshme pasi nuk ka më asnjë mbështetje nga strukturat politike që dikur e përfaqësonin.

 

Poll