POLITIKË /

Hapja e negociatave, Rama-opozitës: Do t'ju ndriçojë fillin e arsyes për akuzat ndaj komisionit "Antikorrupsion"

Mes të tjerash, Rama i është drejtuar opozitës duke i kërkuar "t'i thërrasë arsyes" sa i takon akuzave të bëra kundrejt komisionit "Antikorrupsion".

Shkruar nga Versus

Hapja e negociatave, Rama-opozitës: Do t'ju ndriçojë

Kryeministri Edi Rama e ka shfrytëzuar reagimin e tij të parë në rrjetet sociale pas hapjes së grupkapitullit të parë të negociatave për anëtarësim në BE për t’ju përgjigjur kritikëve të komisionit të posaçëm “Antikorrupsion”.

Në reagimin e bërë, Rama shkruan se hapja e negociatave është kurorëzim i përpjekjeve të bëra nga Shqipëria gjatë procesit të integrimit, ndërsa për opozitës i kërkon “t’i thërrasë” arsyes sa i takon akuzave që janë hedhur kundrejt komisionit që drejtohet nga Fatmir Xhafaj, ish-ministër i Brendshëm.

Reagimi i plotë:

Një moment historik kurorëzimi i përpjekjeve të mëdha të deritanishme në fushën e mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe antikorrupsionit*
Shqipëria hapi zyrtarisht negociatat për Grup-Kapitujt, “Themeloret”:
-Funksionimi i institucioneve demokratike
-Reforma në administratën publike
-Gjyqësori dhe të drejtat themelore
-Drejtësia, liria dhe siguria
-Kriteret ekonomike
-Prokurim publik
-Statistikat
-Kontrolli financiar
*mbase përmbajtja e këtij Grupi-Kapitujsh dhe volumi i detyrave për t’u kryer, do t’ua ndriçojë fillin e arsyes edhe të gjithë atyre që ngritën akuza të paarsyeshme kundër Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin.

Aktualisht, ky komision është bojkotuar nga organet e drejtësisë si Prokuroria e Përgjithshme, SPAK, Gjykata Kushtetuese dhe ILD të cilat nuk e kanë parë të arsyeshme të marrin pjesë në veprimtari parlamentare. Ndërsa dje ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja duke u përpjekur ta paraqesë ndryshe refuzimin e institucioneve të drejtësisë për të qenë në këtë komision, tha se bëhej fjalë për gatishmëri të tyre në ofrimin e ekspertizës, por jo me prezencë. Versus.al

Poll