POLITIKË /

Këlliçi zbulon strategjinë e opozitës për protestat e ardhshme

Shkruar nga Versus

Këlliçi zbulon strategjinë e opozitës për protestat e

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi zbuloi strategjinë e protestave që do të ndjekë opozita. Gjatë fjalës së tij para mbështetësve të Partisë Demokratike tregoi se opozita do të dalë në tubime përballë kryeministrisë çdo javë.

“Ndaj unë ju ftoj, çdo javë të vijmë sëbashku këtu, për të thënë të vërtetat e mëdha që nuk kanë kurajo as njerëzit e kapur, as politikanët e kapur dhe as mediat e kapura. Faleminderit të gjithëve dhe do shihemi në protestën e radhës”, shpjegoi Këlliçi.

Deputeti i PD-së, tha se kjo formë protestash do të çojë në rrëzimin e qeverisë së Edi Ramës, ashtu siç ndodhi sipas tij me tubimet e përjavshme para Bashkisë Tiranë duke çuar Erion Veliaj në burg.

Ndërkohë Sali Berisha e cilësojë protestën si “dita e parë e parlamentit për qytetarët”, duke njoftuar mbajtjen e saj çdo javë për të dëgjuar problemet e qytetarëve.

Kreu i PD-së, theksoi se menjëherë pas protestës së sotme, do të bëjë një analizë të brendshme dhe një tur dëgjimor në çdo qytet për të forcuar lidhjen me bazën e demokratëve.

“Partia Demokratike po përgatit një referendum të brendshëm dhe do të ankimojë ligjin e barazisë gjinore në Gjykatën Kushtetuese, duke kundërshtuar miratimin vetëm me votat e mazhorancës”, tha Berisha.

Poll