Kreu i qeverisë Edi Rama foli sot për ankesat mbi fjalorin e përdorur prej tij sa i takon emërtimeve të caktuara ndaj opozitës. Ndryshe nga sa shprehen komentuesit, Rama pretendon se vetëm një pjesë të vogël të kohës së tij e kalon duke përmendur Berishën të cilin e quan “buf kënete”.
Ndërsa teksa lexoi një koment të një qytetari në rrjete sociale, e mori si shembull duke krahasuar gjuhën që vetë kryeministri përdor.
“Votoni noc rrokun për pasaportën europiane o dele”, ja urdhëro si shkruan Bedriu.
Rama tha se ai ka si mësues rilindasit Fan Noli e Faik Konica dhe u shpreh i bindur se fjalimet e tij në Kuvend do të ishin të pranueshme edhe në parlamentet britanike, italiane, gjermane dhe franceze.
“Këta që ankohen medemek për gjuhën time se ju djeg se ju djeg se gjuhën e kam shpatë, nuk e kam pelte. Por është gjuha që kam mësuar nga mësuesit e mi, janë Fan Noli, Faik Konica, janë ata shpatarët e mëdhenj të gjuhës shqipe. Por unë në 20 e kusur vite në këtë arenë kurrë nuk i kam thënë njeriu hajdut e mafioz e vrasës. Nuk luftohet me akuza penale, por me metafora dhe jam gati të vë bast me kë të dojë se asnjë fjalim i imi nuk do ishte i papranueshëm në arkivin e parlamentit francez, apo britanik e italian”- u shpreh Rama. Versus.al
Rama u vu në qendër të kritikave lidhur me fjalin dhe etiketimet e përdorura gjatë fushatës elektorale. Fillimisht për cilësimet ndaj Berishës dhe opozitës me fjalët "buf", "kënetë", "zhapikë" dhe më pas për deklaratat e bëra duke i konsideruar "çyrykë" gjysmën e burrave shqiptarë që votojnë për opozitën.
Reagimet ishin edhe më të ashpra kur kreu i qeverisë i quajti "politikisht autik" ata që votojnë për opozitën, duke bërë që më pas vetë Rama të reflektonte mbi termin e përdorur dhe të kërkonte ndjesë. Versus.al








