POLITIKË /

Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e PD, Sinaj: S’kam përfituar asnjë qindarkë nga buxheti shtetit, shihemi në shtator

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e 14 deputetëve të Partisë Demokratike për shqyrtimin e mandatit të deputetit socialist Vullnet Sinaj.

Shkruar nga Versus

Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e PD, Sinaj: S’kam

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e 14 deputetëve të Partisë Demokratike për shqyrtimin e mandatit të deputetit socialist Vullnet Sinaj. PD akuzonte Sinajn për përfitime të paligjshme nga buxheti i shtetit nëpërmjet kompanive të tij, në vlerën e miliona lekëve duke e konsideruar këtë si shkelje të Kushtetutës.

Megjithatë, Gjykata vendosi të mos e pranojë kërkesën, duke i dhënë fund çështjes ligjore që zgjati prej marsit 2025.

Pas këtij vendimi ka reaguar edhe Vullnet Sinaj. Ai ka përshëndetur vendimin e Kushtetueses ndërsa ka sfiduar Gazmend Bardhin të cilit i tha se do të shihen në shtator.

 

"Duke treguar integritet dhe duke mos rënë pre e presionit dhe populizmit politik, Gjykata legjitimoi vendimin e Kuvendit i cili argumentoi se nuk ka asnjë konflikt interesi apo papajtueshmëri me mandatin tim të deputetit.

 Nuk kam përfituar kurrë asnjë qindarkë nga buxheti i shtetit, përkundrazi, jam kujdesur që të heq dorë nga administrimi i bizneseve të mia, që para se të merrja mandatin e deputetit për herë të parë në vitin 2017. Mandati im i deputetit, është mandati i popullit. Shihemi në shtator.” – tha Sinaj Versus.al

Poll