POLITIKË /

Ndryshime në qeveri, lirohet nga detyra zëvendësministri i Bujqësisë

Këshilli i Ministrave ditën e sotme me një vendim të saj ka shkarkuar nga detyra zëvendësministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Enio Civici.

Shkruar nga B.SH
Ndryshime në qeveri, lirohet nga detyra zëvendësministri i
Enio Civici

Me propozimin e kryeministrit Edi Rama, është liruar nga detyra Enio Civici, zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Vendimi është marrë sot në mbledhjen e këshillit të ministrave, ndërsa ende nuk është bërë i ditur emri i personit që do ta zëvendësojë Civicin në këtë post.

Vendim

PËR

LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të   ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

Enio Civici, zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”./Versus.al

Poll