POLITIKË /

Rama mbledh në seli të gjithë deputetët e Tiranës, kryeministri shfaqet duke folur në telefon

Shkruar nga Versus

Rama mbledh në seli të gjithë deputetët e Tiranës, 

Pas takimit që zhvilloi sot me kryeparlamentarin Niko Peleshi dhe kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Ballën, kryeministri Edi Rama ka kërkuar mbledhje me deputetët e qarkut të Tiranës.

Mësohet se ligjvënësit janë mbledhur në selinë rozë rreth orës 19:00, ndërsa tema e takimit ende nuk dihet. 

Ky është takimi i tyre i parë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të mos patur zgjedhje në bashkinë e Tiranës pasi Erion Veliaj u konfirmua në detyrë. Versus.al

Poll