POLITIKË /

"S'bën dot fushatë nga burgu", Berisha për Ilir Metën: Do kandidojë në listat e mbyllura në zgjedhjet e 11 majit

Shkruar nga Versus

"S'bën dot fushatë nga burgu", Berisha për Ilir

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta edhe pse i burgosur prej tetorit të vitit të kaluar, do të jetë kandidat për deputet në listën e mbyllur të Partisë Demokratike falë marrëveshjes së firmosur mes PL dhe PD.

Këtë e konfirmoi edhe kryedemokrati Sali Berisha gjatë konferencës për mediat duke thënë se Meta do të kandidojë në lista të mbyllura për shkak se e ka të pamundur që të bëjë fushatë nga burgu.

"Ilir Meta është i burgosur politik dhe ka mbështetjen e plotë totale të PD dhe të gjithë opozitës shqiptare. Nuk ka diskutim. Lista të hapura? A mund të bëjë fushatë ai nga burgu? Ai donte nga lista të hapura, por ata e mbajnë në burg që të mos bëjë fushatë, sepse Edi Rama do të marrë mandatet duke mbajtur kundërshtarët në burg. Prandaj ai do jetë deputet në parlament dhe Edi Rama do jetë aty ku e meriton, do ekstradohet tek McGonigali”- u shpreh kreu i PD.

Pak ditë më parë PD dhe PL firmosën bashkëpunimin në zgjedhjet parlamentare të 2021-it. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: