POLITIKË /

Shtyhet seanca për Erion Veliajn, mungon biznesmeni Abule! Ja kur do jetë seanca e radhës

Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën gjyqësore ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, e planifikuar për këtë të premte, për shkak të mungesës së biznesmenit Elman Abule. Seanca e radhës do të mbahet më 17 qershor në orën 10:00.

Shkruar nga Versus
Shtyhet seanca për Erion Veliajn, mungon biznesmeni Abule! Ja kur do
Erion Veliaj

Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën gjyqësore ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, e planifikuar për këtë të premte, për shkak të mungesës së biznesmenit Elman Abule. Seanca e radhës do të mbahet më 17 qershor në orën 10:00.

Në këtë seancë pritej që SPAK të raportonte për hetimet 2-mujore mbi Veliajn, ndërsa mbrojtja mund të kërkojë zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, të vendosur ndaj kryebashkiakut që prej 10 shkurtit 2025.

Veliaj akuzohet për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurish, në disa raste të ndërlidhura me bashkëpunëtorin e tij Xoxa, me 9 akuza zyrtare në total. Versus.al

Poll