POLITIKË /

'Tym i zi' për herë të 54, dështon seanca e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Deri në 8 gusht asnjë hap tjetër

Ka dështuar edhe seanca e fundit para hyrjes në fuqi të afatit të vendosur nga Gjykata Kushtetuese për ta funksionalizuar legjislaturën e nëntë të Kuvendit.

Shkruar nga Versus

'Tym i zi' për herë të 54, dështon seanca e

Nuk ja kanë dalë sërisht deputetet e Parlamentit të Kosovës për të marrë më shume se 56 vota e për të zgjidhur kështu ngërçin e zgjidhjes së kreu të Kuvendit të Kosovës. Pas votimit të dështuar, kryesusi i seancës konstituive, Avni Dehari, ka thënë se ka bërë të gjitha përpjekjet për të gjetur zgjidhje brenda afatit 30-ditor të përcaktuar nga Kushtueesja në aktgjykimin e 26 qershorit.

Ai ka thënë se meqë s’ka zgjidhje, seancat do të ndërpriten deri në një vendim të Kushtetueses.

“Deri në një vendim tjetër apo vendim përfundimtar të Kushtetueses, do ta ndërpresë seancën”, u shpreh Dehari.

Kjo ishte seanca e fundit përpara përfundimit të afatit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese se kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh.

Përpara nisjes, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, tha se Lëvizja Vetëvendosje po i bën presion deputetëve të pakicave joserbe për ta votuar Albulena Haxhiun si kryetare.

Ndërsa, deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, tha se do të ketë votë pro për Haxhiun vetëm në rast se procesi i votimit kthehet në atë të hapur.

Kurse, kreu i Nismës, Fatmir Limaj, e konfirmoi takimin me presidenten e vendit, Vjosa Osmanin. Limaj u shpreh se Osmanit ia konfirmoi se nuk kanë marrëveshje me asnjë parti tash e tre muaj.

Poll