POLITIKË /

Vali Bizhga largohet pas më shumë se një dekade si shefe kabineti e kryeministrit Rama, emri surprizë që do zëvendësojë

Pas saj, këtë detyrë do ta marrë Vilma Premti, e cila deri para pak ditësh ka qenë drejtoreshë kabineti e kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Olta Zaçaj.

Shkruar nga Versus
Vali Bizhga largohet pas më shumë se një dekade si shefe kabineti
Vali Bizhga

Shefja e kabinetit të kryeministrit, Vali Bizhga, ka dhënë dorëheqjen nga posti pas shumë vitesh në këtë detyrë. Ajo ka qenë një nga bashkëpunëtoret më të afërta të Edi Ramës, duke e shoqëruar që prej kohës kur ai drejtonte Bashkinë e Tiranës.

E njohur për profilin e saj të ulët publik, Bizhga është konsideruar shpesh si krahu i djathtë i kryeministrit.

Shëndeti mendohet të ketë qenë arsyeja kryesore e largimit, pasi edhe më herët ajo ka kaluar një betejë të vështirë me kancerin, të cilën e fitoi në vitin 2013, periudhë kur mori edhe drejtimin e kabinetit të Këshillit të Ministrave.

Pas saj, këtë detyrë do ta marrë Vilma Premti, e cila deri para pak ditësh ka qenë drejtoreshë kabineti e kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Olta Zaçaj.

Më herët, që nga shkurti i vitit 2022, Premti ka mbajtur edhe postin e drejtoreshës së kabinetit të ministres Elisa Spiropali.

Poll