POLITIKË /

Vetëm 18% e qytetarëve votuan në zgjedhjet e 9 nëntorit, Edi Rama: Ishte mot me shi

Shkruar nga Versus

Vetëm 18% e qytetarëve votuan në zgjedhjet e 9 nëntorit, Edi

Edi Rama ka tentuar edhe njëherë të gjejë pretekste dhe të manipulojë shifrat sa u takon zgjedhjeve të pjesshme që u mbajtën më 9 nëntor në 5 bashki të vendit.

Edhe pse KQZ deklaroi se zgjedhjet u mbyllën me pjesëmarrje në mimimun historik, ku votuan vetëm 18% e zgjedhësve për Ramën është ndryshe.

Ai thotë se pjesëmarrja në këto zgjedhje ishte e lartë, ndërsa gjen si pretekst motin e keq i cili sipas tij ishte jo në favor të zgjedhësve.

“Për mua personalisht pjesëmarrja ishte shumë e lartë në raport me atmosferën dhe në raport dhe me një ditë të mbingarkuar me shi, pra atmosfera e përgjithshme ishte atmosfera e një palë zgjedhje ku nuk kishte garë dhe është njësoj si të thuash pse nuk u mbush stadiumi kur nuk ka ndeshje. Unë e konsideroj, jo e konsideroj por e them që për mua morën pjesë shumë”,- është shprehur Rama në emisionin “Real Story”.

Poll