POLITIKË /

Zjarret në vend, Rama falënderon forcat në terren: Admirm për Agim Trocin, heroi që rrezikoi jetën për të shpëtuar të tjerët

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka përshëndetur punën e palodhur të efektivëve të Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, zjarrfikësve, forcave të Urgjencës Kombëtare dhe Emergjencave Civile, të cilët ndodhen në gatishmëri të plotë përballë rrezikut që vjen nga përhapja e flakëve, si pjesë e një vale zjarresh që ka përfshirë gjithë rajonin mesdhetar.

Shkruar nga Versus

Zjarret në vend, Rama falënderon forcat në terren: Admirm

Kryeministri Edi Rama ka shprehur mirënjohjen e tij për të gjitha forcat që po punojnë pa ndërprerje për të përballuar situatën e zjarreve që kanë përfshirë jugun dhe disa rajone të tjera të vendit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka përshëndetur punën e palodhur të efektivëve të Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, zjarrfikësve, forcave të Urgjencës Kombëtare dhe Emergjencave Civile, të cilët ndodhen në gatishmëri të plotë përballë rrezikut që vjen nga përhapja e flakëve, si pjesë e një vale zjarresh që ka përfshirë gjithë rajonin mesdhetar.

Kryeministri ka veçuar me admirim shefin e Policisë së Delvinës, Agim Troci, i cili, siç nënvizon Rama, “shpëtoi jetë duke rrezikuar të tijën”.

'MIRËMËNGJES, dhe me falënderimin me respekt për çdo efektiv të Forcave të Armatosura e të Policisë së Shtetit po ashtu, me një veçim plot admirim për shefin e policisë së Delvinës, Agim Troci që shpëtoi jetë duke rrezikuar të tijën, si edhe zjarrfikës, forca të Urgjencës Kombëtare e të Emergjencave Civile, të cilën janë në gatishmëri në këtë kohë të vështirë zjarresh në gjithë Europën Mesdhetare, ju uroj të diel të mbarë.' shkruan Rama në postim.

Ky reagim vjen në një kohë kur dhjetëra vatra aktive zjarri janë përhapur në zona të ndryshme të vendit, duke rrezikuar banesa, biznese dhe sipërfaqe të mëdha pyjore. Forcat në terren po punojnë pa ndërprerje, ndërsa për përballimin e emergjencës janë aktivizuar edhe mjete ajrore, përfshirë dronë të monitorimit dhe helikopterë të Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile./Versus.al

 

Tags:

edi rama

Poll