
"Nuk kam asnjë lidhje me këngën Felicità (Lumturi) të kënduar në Rusi. Nuk kam pranuar të marr pjesë në atë koncert. Nuk më duket as vendi dhe as momenti i duhur për të kënduar Felicità."
Me këto pak rreshta të publikuara në një histori në Instagram, Romina Power distancohet, Al Bano, i cili të premten u ngjit në skenë në Rusi, në Shën Petersburg.
Një zgjedhje që ajo nuk e ka mbështetur, dhe që ish-bashkëshortja ka dashur ta bëjë të qartë, ndonëse vetëm për 24 orë, në rrjeteve sociale.
Për të mos dalë i vetëm në skenë, Al Bano kishte zgjedhur të shoqërohej nga Iva Zanicchi, një tjetër ikonë e muzikës italiane, e cila ka peshuar gjatë mes dy dilemave: përshtatshmëria morale dhe shpërblimi financiar.
Për ata që, ditët e fundit, i kishin vënë në dukje Al Banos se ishte e papërshtatshme të performonte në Rusi, këngëtari u përgjigj me nervozizëm:
"Kërkesat për të marrë pjesë në koncert kanë kaluar shifrën prej një milion e 200 mijë vetash, për një shesh që në maksimum mund të mbajë 130 mijë njerëz. Ky sukses nuk është për muzikën e Al Banos, por përfaqëson etjen për paqe që ka populli rus. Dhe në djall polemikat!"/Versus.al







