BOTA /

Dorëheqja e Biden, Shtëpia e Bardhë: Shëndeti i tij nuk ndikoi! Rekord donacionesh për kandidaturën e Kamela Harris

Shtëpia e Bardhë sqaroi se tërheqja nga gara e Biden nuk u bë për shkaqe shëndetësore, duke lënë të kuptohet se presidenti ishte i vetëdijshëm për mundësitë e ulëta për fitore përballë Trump.

Shkruar nga Versus
Dorëheqja e Biden, Shtëpia e Bardhë: Shëndeti i tij nuk
Joe Biden

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden shokoi politikën amerikane ditën e djeshme pasi shpalli tërheqjen nga gara për një mandat të dytë presidencial. Pavarësisht se raportohej se Biden po mendonte seriozisht këtë mundësi, sidomos pasi u infektua me Covid, lëvizja e tij ditën e djeshme solli një mori reagimesh nga liderë botërorë.

Pati shumë spekulime se tërheqja nga gara e Biden erdhi pasi u prek nga Covid-19. Por në një deklaratë për mediat, Shtëpia e Bardhë siguroi se shëndeti i ish-presidentit nuk ishte një faktor në vendimmarrjen e tij për t’u larguar si kandidat për president.

Zv/presidentja Kamala Harris ishte figura që ai mbështeti haptas pas tërheqjes nga kandidimi. Ndërsa kjo e fundit e pranoi nominimin për të qenë kandidate dhe u shpreh e nderuar që Biden propozoi emrin e saj. Kandidatura e saj u prit mirë nga përfaqësues demokratë si dh eish-presidenti Bill Clinton e ish-kandidatja për president Hillary Clinton.

Por çfarë ka ndryshuar në aspektin e donacioneve për fushatën zgjedhore te demokratët që pas tërheqjes së Biden nga gara?

Me të marrë vesh tërheqjen e Biden nga gara, donatorët demokratë bënë një mori donacionesh për plaftormën e partisë për mbledhjen e fondeve të fushatës zgjedhore. Ajo e djeshmja ishte dita e vetme më e madhe e mbledhjes së fondeve për vitin 2024 pas fillimit të fushatës së Kamala Harris me afro 50 milionë dollarë të mbledhura.

Fushata e zotit Biden kishte 95 milionë dollarë të grumbulluara deri në fund të qershorit, sipas një dosjeje në fundjavë në Komisionin Federal të Zgjedhjeve. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: