BOTA /

Siria emëron kryeministrin e ri pas rënies së diktaturës të Bashar al-Assad

Mohammed al-Bashir është kreu i qeverisë së re të krijuar pas përmbysjes së regjimit të Assadit, shkruan media turke Haberler.

Shkruar nga Versus
Siria emëron kryeministrin e ri pas rënies së diktaturës
Mohammed al-Bashir

Mohammed al-Bashir është kreu i qeverisë së re të krijuar pas përmbysjes së regjimit të Assadit, shkruan media turke Haberler.

Kabineti i ri që do të formohet nën udhëheqjen e al-Bashir do të marrë përgjegjësi të rëndësishme për rindërtimin dhe stabilizimin e Sirisë.

I lindur në Idlib në vitin 1983, Muhammed al-Bashir u diplomua në Departamentin e Inxhinierisë Elektrike në Universitetin e Aleppos në vitin 2007.

Në vitin 2011, ai filloi të punojë si menaxher në Kompaninë Siriane të Gazit. Bashir, i cili gjithashtu ka një diplomë bachelor në sheriat dhe drejtësi nga Universiteti i Idlibit, ka studiuar gjithashtu administratë publike.

Mohammed al-Bashir ka qenë i zgjedhur dhe një herë tjetër si kryeministër i Sirisë në fillim të vitit 2024, pasi shërbeu si Ministër i Zhvillimit dhe Çështjeve Humanitare në Qeverinë e Shpëtimit midis 2022 dhe 2023 për qeverinë e ish-presidentit tashmë i larguar Bashar al-Assad.

Ministri i Drejtësisë Shadi al-Vaysi tha në deklaratën e tij: "Falënderimi i takon Allahut, Zotit të të gjitha botëve, ne erdhëm këtu me kokën lart. Uroj që dispozitat e Sheriati do të vendoset në këtë qytet unik”./Versus.al

 

 

 

Poll