AKTUALITET /

Berisha paraqitet sot në SPAK, mobilizon mbështetësit jashtë Prokurorisë së Posaçme

Shkruar nga Versus

Berisha paraqitet sot në SPAK, mobilizon mbështetësit jashtë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të paraqitet sot rreth orës 08:30 në SPAK për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” të caktuar për aferën “Partizani”.

Ndërkohë, kryedemokrati ka mobilizuar strukturat e PD që të jenë të pranishëm para Prokurorisë së Posaçme ashtu si herët e tjera.

“Të dashur miq. Nesër ditën e Hënë në orën 8:30 Kryetari i PD Sali Berisha do të jetë në dyert e SKAP-it. Ju lutem të mobilizojmë strukturat e degëve për të qenë të gjithë aty,” thuhet në mesazhin e dërguar strukturave.

Në paraqitjet e mëparshme, Berisha ka qëndruar disa minuta në ambientet e SPAK për të firmosur për paraqitjen e tij, ndërsa jashtë ka mbajtur fjalim para mbështetësve duke lexuar pjesë nga përgjimet e dosjes “Toyota Yaris” ku sipas tij inkriminohet ministri Taulant Balla.

Më 24 nëntor të vitit të kaluar, GJKKO liroi Berishën nga arresti shtëpiak, duke i caktuar më pas masën detyrim paraqitje pasi ish-kryeministri është marrë i pandehur për korrupsion pasiv në atë që njihet si afera e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Prej muajsh hetimet janë mbyllur, por seanca paraprake është shtyrë vazhdimisht. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: