AKTUALITET /

Djali vrau babain në Shënavlash, dëshmia e shokut që e ndihmoi të fshihte krimin: Më dha 20 mijë lekë

Sipas grupit hetimor është bërë me dije se Edison Brahaj ka qenë i punësuar në fermën e familjes Balla si bari, nga ku ka pranuar se ditën e kryerjes së krimit, më 13 gusht ai ka dëgjuar të shtëna, pasi ndodhej afër vendit të ekzekutimit

Shkruar nga M.H
Djali vrau babain në Shënavlash, dëshmia e shokut që e
Autori Esmerald Balla, bashkëpunëtori Edison Brahaj dhe viktima Enver Balla

Detaje të reja kanë dalë nga dëshmia e 25-vjeçarit, i cili u arrestua si bashkëpunëtor në vrasjen makabër të 62-vjeçarit Enver Balla, në Shënavlash nga djali i tij.

Sipas grupit hetimor është bërë me dije se Edison Brahaj ka qenë i punësuar në fermën e familjes Balla si bari, nga ku ka pranuar se ditën e kryerjes së krimit, më 13 gusht ai ka dëgjuar të shtëna, pasi ndodhej afër vendit të ekzekutimit.

Më pas deklaroi se është thirrur nga Esmerald Balla për ta ndihmuar për zhvendosjen e trupit të viktimës, të cilin fillimisht e kanë fshehur në ferra.

Ditën e nesërmë, 14 gusht, ata u kthyen për të marrë trupin dhe për ta hedhur në pusin afër një stani tjetër.

Për të kryer këto veprime, 25-vjeçari ka pranuar se është paguar nga autori Esmerald Balla me vlerën 20 000 lekë, teksa 30-vjeçari i akuzuar për vrasje ka deklaruar se i ka dhënë 250 000 lekë.

Gjatë kontrollit në banesë, Brahajt iu gjetën 145 mijë lekë.

Pavarësisht kësaj kontradikte në “çmimin” e paguar për bashkëpunimin në krim, akuzat që rëndojnë mbi punëtorin e fermës për grupin hetimor janë të qarta, “fshehje ose asgjësim i kufomës”, “moskallëzim i krimit” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Pas vrasjes dhe hedhjes në pus të kufomës, më 15 gusht, Esmerald Balla ka denoncuar në polici largimin e babait nga banesa dhe ka nisur të vijojë me skenarin e zhdukjes së babait me një grua duke marrë me vete kursimet e familjes në vlerën e 7,5 milion lekëve.

MOTIVI

Si rezultat i veprimeve intensive u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, kapja dhe arrestimi i djalit të shtetasit Enver Balla, konkretisht shtetasi Esmerald Balla, 30 vjeç, i cili ka pranuar autorësinë e këtij krimi, pas një konflikti që kishte me babanë për një shumë lekësh (7 500 000 lekë të rinj, kursime të përbashkëta familjare) që dyshonte se ia kishte vjedhur 62-vjeçari.

30-vjeçari, më datë 13.08.2024, në afërsi të stanit të tyre në arat e fshatit Shënavlash, pasi është konfliktuar fizikisht me babanë e tij, e ka vrarë atë, me armë zjarri tip pistoletë me dy plumba.

Armën e krimit e ka hedhur në një kanal, ndërsa trupin e babait e ka transportuar dhe hedhur në një pus në një arë të këtij fshati, rreth 1 kilometër larg nga vendi i ngjarjes, së bashku me ndihmën e shokut të tij, i cili gjithashtu akuzohet për veprat e sipërpërmendura. / Versus.al 

Poll