
Detaje të reja kanë dal në lidhje me krimin e rëndë në Shënavlash ku 30 vjeçari Esmarald Balla vrau babanë e tij 62 vjeç, Enver Ballën dhe më pas e hodhi në pus.
Hetimet kanë filluar të shtrihen dhe për bashkëpunëtorë të mundshëm të 30 vjeçarit.
Kthesë për hetimin është bërë kasforta e thyer që u gjet jashtë banesës ku jetonte viktima me bashkëshorten e tij.
Djali tjetër i shtetasit Enver Balla, shtetasi me iniciale A. B., pasi është njoftuar se babai ishte larguar nga banesa, është kthyer nga Italia dhe ka kallëzuar në Polici, se në rrjetin social Instagram, i ka shkuar një mesazh, nga një shtetase e panjohur prej tij.
Në mesazh thuhej që familjarët të mos e kërkonin 62-vjeçarin, pasi ai ishte larguar me pushime.
Nisur nga këto fakte policia ka intesifikuar hetimet dhe kërkimet pas lindën dyshime se bëhej fjalë për një krim brenda familjes.
I vendosur para fakteve 30 vjeçari pranoi krimin duke u shprehur se kishte vepruar në gjaknxehtësi e sipër, pasi zbuloi se babai për shkak të marrëdhënieve që kishte me gra jashtë martese kishte prishur kursimet e shtëpisë.
Por nga ana tjetër policia pas kqyrjes së aparatave celuluar të autorit ka zbuluar se ai ka pasur kontakte me faqe eskortash që ofrojnë marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës./Versus.al







