Çfarë do të gjeni në brendësi
Djali vret babain dhe për të fshehur krimin, trupin ja hodhi në 1 pus rreth 1 kilometër larg nga shtëpia. Krimi i rëndë brenda familjes mendohet se ka ndodhur rreth 20 ditë më parë dhe trupi pa jetë i 62 vjeçarit Enver Balla është gjetur pajetë në pus sot pasdreke * Si u përpoq 3 javë Esmerald Balla të mbulonte vrasjen e babait, alibia "haluçinante" që ngriti sikur babai i kishte ikur me një grua që mund ta vriste. Komunikimi në Instagram dhe përgjimet që i "bënë gropën"... * Denoncoi në polici zhdukjen e babait, për të mbuluar vrasjen e tij. * Sherri mes babë e bir për kursimet e përbashkëta rreth 75 mijë euro. * Ndërkohë, në rrjetin social Facebook Esmerald Balla e përshkruan vetën si një njëri pa punë dhe që ka pasion kafshët, qentë dhe kuajt. Ai mësohet se është i martuar dhe baba i dy fëmijëve.* *Policia pas kqyrjes së aparatave celuluar të Esmerald Ballës ka zbuluar se ai ka pasur kontakte me faqe eskortash që ofrojnë marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.* Dy vite më parë Enver Balla festonte i lumtur me familjarët ditëlindjen e tij të 60-të. * Askush nuk mund ta imagjinonte se sot ai do të gjendej i vdekur, i ekzekutuar nga vetë djali tij, ndërsa shikon këto pamje, ndërsa ai mban një tortë në duar, surprizë nga familjarët. *Dhimbja e familjarëve është e dyfishtë pas krimit në familje. Një mesazh prekës nga vajza e vetme e të ndjerit, shprehte përmasen e gjëmës në familjen Balla. * Profili në rrjetet sociale i Esmerald Balles dëshmon për një jetë të thjeshtë e të qetë me familjen, fëmijët, të afërmit e deri me kafshët. 4 vite më parë ai publikonte në FB mesazhe kundër hakmarrjes.
Krimi në Shënavlash/ Pas ekzekutimit, djali transportoi trupin e babait me makinën e fermës drejt pusit
30 vjeçari Esmerald Balla shkrehu plumba pistolete mbi babanë e tij Enver Balla pas një konflikti për 75 milionë lekësh të vjetra kursimesh me të cilat do të rregullonin shtëpinë. Punimet për rikonstruksionon I kishin nisur, pasi lejen e ndërtimit e kishin marrë pak javë më parë, në muajin korrik. Dhe kur çdo gjë dukej se po shkonte shumë mirë, në këtë familje ‘plas bomba’; djali vret në rrethana ende për tu përcaktua saktësisht babain.
Policia është rikthyer pasditën e kësaj të mërkure me karrotrec në Shënavlash për të marrë mjetin e fermës Balla, me të cilin dyshohet se është transportuar trupi i viktimës nga vendi i krimit deri tek pusi 1 kilometër larg shtëpisë ku u hodh 3 javë më parë nga djali i familjes Balla. Grupi hetimor po merr në konsideratë çdo detaj për të zbuluar nëse 30 vjeçari Balla ka vepruar dhe orkestruar i vetëm gjithë vrasjen dhe alibinë e ngritur pas saj, apo ka patur bashkëpunëtor të tjerë në krimin e rëndë brenda familjes.
“Kurrë mos merr hak, ulu dhe prit..." Si ndryshoi 4 vitet e fundit Aldi Balla. Nga thirrja për durim te vrasja e babait

Esmeraldo Balla, djali që vrau babanë pas një konflikti për kursimet, dikur nuk mendonte se dhuna është zgjidhja e problemeve, përkundrazi. Në rrjetet e tij sociale gjendet një postim ku ai bënte thirrje kundër hakmarrjes.
Prekëse / "O bab më zgjo nga ky makth...” I vëllai i vrau të atin, mesazhi i vajzës së të ndjerit
Dyfish më të rëndë tragjedinë e ndodhur në familjen Balla në Shënavlash e kanë fëmijët e të ndjerit. Babai i tyre, u vra nga dora e vëllait, i cili për më tepër e fshehu krimin për 3 javë. Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur më 13 gusht në fshatin Shënavlash të Durrësit, por u zbulua ditën e sotme, 4 shtator.
Enver Balla kishte katër fëmijë, tre djem dhe një vajzë, ndërsa bashkëshortja i kishte ndërruar jetë para 5 vitesh. Vajza e të ndjerit, njëkohësisht motra e autorit ka reaguar pas ngjarjes së rëndë përmes një postimi në Facebook, ku shpreh gjithë dhimbjen për humbjen e babait dhe nënës disa vite më parë.
“Më zgjo nga kjo ëndërr e zezë o Zot, unë akoma s’e kam kaluar humbjen e mamit dhe tani ike edhe ti o bush. O babi të lutem, o bab më zgjo nga ky makth”, shkruan vajza e vetme e familjes Balla në rrjetet sociale.
Babai i saj pasi mbeti i ve, mësohet se po jetonte me një grua tjetër. /Versus.al
Plumba kundër prindërve / Dy krimet që tronditen Shënavlashin dhe Shqipërinë

Ngjajnë frikshëm në skenar vrasja e sotme në Shënavlash me atë të ndodhur rreth 7 muaj më parë, po në këtë fshat, ku viktimë e krimit në familje mbeti Pëllumb Meta. Ai dyshohet se u vra nga djali I tij I madh me të cilin kishin konflik për faktin se nuk punonte dhe shpenzonte shumë, duke këmbëngulur edhe për shitjen e pronave familjare.

Mbishkrimi "Eni milioneri", ishte një indicie që çoi në zbuliin e krimit të tmerrshëm që fëmijët e Pëllumb Metës dyshohet se kryen në bashkëpunim me njeri-tjetrin, duke patur dorë kush më shumë e kush me pak. Edhe në rastin e Pëllumb Metës, paratë ishin “molla e sherrit” dhe konfliktet më të shumta i kishte me djalin e madh Hysenin. Pas vrasjes, fëmijët fshehën trupin, larguan makinën dhe bënë dhe denoncimin për largimin pa adresë të babait që në fakt kishin varrosur në fund të oborrit. Përgjimet ambientale dhe deklaata kontradiktore çuan edhe në rastin e 7 muajve më parë në zbardhjen e plotë të skenarit horror.
PRECENDETE TE TJERE…
6 korrik 2022
Ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Remas të Divjakës ku një djalë ka mbytur babain e tij. Viktima është Dhimitër Stase 85 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen nga djali i tij rreth 40 vjeç Andrea Stase. Mësohet se viktima ka pasur 5 fëmijë 3 djem e dy vajza, ai jetonte në një shtëpi me dy djemtë e tij të cilët dyshohet se kishin probleme të shëndetit mendor.
12 gusht 2021
Tragjedi në Peshkopi, i riu vret nënën dhe babanë. Shtetasi Qemal Sela, rreth 26 vjeç, ka vrarë me armë zjarri automatik babain dhe nënën e tij, shtetasit: Flamur Sela, 55 vjeç, dhe Zeqimete Sela, 50 vjeçe, banues në Peshkopi.
29 qershor 2017
Në fshatin Xhafzotaj në Durrës, një burrë dhe një grua janë gjetur të vdekur në derën e shtëpisë. Policia ka arrestuar të birin si të dyshuar për vrasjen me armë zjarri djalin e viktimave. 40-vjeçari Leo Nika kishte probleme të shëndetit mendor dhe merrte medikamente për mbajtjen nën kontroll të gjendjes./Versus.al
Video/ U vra nga djali për kursimet momenti kur Enver Balla festonte ditëlindjen i lumtur me familjarët
Dy vite më parë Enver Balla festonte i lumtur me familjarët ditëlindjen e tij të 60-të.
Askush nuk mund ta imagjinonte se sot ai do të gjendej i vdekur, i ekzekutuar nga vetë djali tij, ndërsa shikon këto pamje, ndërsa ai mban një tortë në duar, surprizë nga familjarët.
"Arrite të përballosh humbjen e mamit tonë, e të na mbrosh dhe të na kesh pranë," dëgjohet në video.
Si ndodhi ngjarja:
Një tjetër krim i rëndë pas atij të 23 shkurtit ku 3 fëmijë vranë dhe groposën babanë e tyre Pëllumb Metën, tronditi Shënavlashin në Durrës.
Esmerlad Balla, 30 vjeç vrau dhe më pas hodhi në pus babanë e tij Enver Ballën pas sherrit për kursimet familjare.
30 vjeçari më pas ka kallzuar në Komisariatin e Policisë Durrës, se prej mëngjesit të datës 13.08.2024, babai i tij ishte larguar nga banesa me një shtetase të panjohur për të, dhe pas këtij momenti, 30-vjeçari kishte shkëputur kontaktet me babanë dhe nuk kishte mundur të lidhej më me të.
Gjithashtu, djali ka deklaruar se dyshonte se kjo shtetase mund ta kishte vrarë babanë e tij dhe se 62-vjeçari nuk kishte arsye që të largohej nga banesa.
Djali tjetër i Enver Ballës, shtetasi A. B., pasi është njoftuar se babai ishte larguar nga banesa, është kthyer nga Italia dhe ka kallëzuar në Polici, se në rrjetin social Instagram, i ka shkuar një mesazh, nga një shtetase e panjohur prej tij. Në mesazh thuhej që familjarët të mos e kërkonin 62-vjeçarin, pasi ai ishte larguar me pushime.
Strukturat hetimore të DVP Durrës, duke qenë para këtyre fakteve, kanë intensifikuar hetimet dhe kërkimet, pasi lindën dyshime se kishim të bënim me një krim brenda familjes.
Si rezultat i veprimeve intensive u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, kapja dhe arrestimi i djalit konkretisht shtetasi Esmerald Balla, 30 vjeç, i cili ka pranuar autorësinë e këtij krimi, pas një konflikti që kishte me babanë për një shumë lekësh (7 500 000 lekë të rinj, kursime të përbashkëta familjare) që dyshonte se ia kishte vjedhur 62-vjeçari.
30-vjeçari, më datë 13.08.2024, në afërsi të stanit të tyre në arat e fshatit Shënavlash, pasi është kofliktuar fizikisht me babanë e tij, e ka vrarë atë me armë zjarri tip pistoletë.
Armën e krimit e ka hedhur në një kanal, ndërsa trupin e babait e ka transportuar dhe hedhur në një pus në një arë të këtij fshati, rreth 1 kilometër larg nga vendi i ngjarjes.
Grupi hetimor ka gjetur trupin e shtetasit E .B., dhe ka sekuestruar armën e zjarrit tip pistoletë, kasafortën e hapur me sende të forta, ku mbante lekët 30-vjeçari dhe prova të tjera që lidhen me ngjarjen.
Trupi i 62-vjeçarit u transportua në Morgun e spitalit të Durrësit për ekzaminim mjeko-ligjor./Versus.al
Kontaktonte me faqe eskortash/ Ja çfarë u gjet në telefonin e autorit që vrau babanë në Shënavlash

Detaje të reja kanë dal në lidhje me krimin e rëndë në Shënavlash ku 30 vjeçari Esmarald Balla vrau babanë e tij 62 vjeç, Enver Ballën dhe më pas e hodhi në pus.
Hetimet kanë filluar të shtrihen dhe për bashkëpunëtorë të mundshëm të 30 vjeçarit.
Kthesë për hetimin është bërë kasforta e thyer që u gjet jashtë banesës ku jetonte viktima me bashkëshorten e tij.
Djali tjetër i shtetasit Enver Balla, shtetasi me iniciale A. B., pasi është njoftuar se babai ishte larguar nga banesa, është kthyer nga Italia dhe ka kallëzuar në Polici, se në rrjetin social Instagram, i ka shkuar një mesazh, nga një shtetase e panjohur prej tij.
Në mesazh thuhej që familjarët të mos e kërkonin 62-vjeçarin, pasi ai ishte larguar me pushime.
Nisur nga këto fakte policia ka intesifikuar hetimet dhe kërkimet pas lindën dyshime se bëhej fjalë për një krim brenda familjes.
I vendosur para fakteve 30 vjeçari pranoi krimin duke u shprehur se kishte vepruar në gjaknxehtësi e sipër, pasi zbuloi se babai për shkak të marrëdhënieve që kishte me gra jashtë martese kishte prishur kursimet e shtëpisë.
Por nga ana tjetër policia pas kqyrjes së aparatave celuluar të autorit ka zbuluar se ai ka pasur kontakte me faqe eskortash që ofrojnë marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës./Versus.al
Krimi horror në Durrës/ Momenti kur policia gjen në pus kufomën e 62 vjeçarit
Policia ka publikuar momentin kur është gjetur në një pus trupi i 62 vjeçarit të vrarë Enver Balla.
Ashtu siç policia deklaroi në njoftimin e saj 62 vjeçari është vrarë me armë nga i biri Esmerald Balla.
Ky i fundit kishte tentuar ta fshihet armën e zjarrit e cila u gjet nga nje dedektues metalik./ Versus.al
"Babai ka ikur me pushime me një grua..." Djali vret të atin për kursimet, i hedh trupin në pus
Një skenar i denjë filmash triller ka qenë ai i bërë nga Esmerlad Balla, i cili kallëzoi në polici se babai i tij ishte larguar nga banesa dhe se kishte humbur kontaktet me të, por në fakt 30 vjeçari e kishte vrarë dhe më pas hedhur në pus trupin e babait 62-vjeçar. Tre javë ka zgjatur liria e Esmerald Ballës, 30 vjeccari i dyshuar si autor i krimit makabër të ndodhur në Shënavlash të Durrësit. Policia vuri në pranga 30-vjeçarin si dhe sekuestroi armën me të ai kreu vrasjen në familje. Dhe sikur mos të mjaftonte krimi, ai kishte ngritur dhe një alibi për largimin e babait me pushime me një grua të panjohur që "mund ta vriste"...
HETIMI
Pas një pune intensive hetimore të bërë nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, Sektori për Hetimin e Krimit Kibernetik në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimit Kibernetik në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të vrasjes së shtetasit Enver Balla, 62 vjeç.
Shtetasi Esmerald Balla, 30 vjeç, banues në fshatin Shënavlash, Durrës, ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Durrës, se prej mëngjesit të datës 13.08.2024, babai i tij, shtetasi Enver Balla, 62 vjeç, banues në fshatin Shënavlash, ishte larguar nga banesa, me një shtetase të panjohur për të, dhe pas këtij momenti, 30-vjeçari kishte shkëputur kontaktet me babanë dhe nuk kishte mundur të lidhej më me të.
Gjithashtu, ky shtetas ka deklaruar se dyshonte se kjo shtetase mund ta kishte vrarë babanë e tij dhe se 62-vjeçari nuk kishte arsye që të largohej nga banesa.
Djali tjetër i shtetasit Enver Balla, shtetasi me iniciale A. B., pasi është njoftuar se babai ishte larguar nga banesa, është kthyer nga Italia dhe ka kallëzuar në Polici, se në rrjetin social Instagram, i ka shkuar një mesazh, nga një shtetase e panjohur prej tij. Në mesazh thuhej që familjarët të mos e kërkonin 62-vjeçarin, pasi ai ishte larguar me pushime.
Strukturat hetimore të DVP Durrës, duke qenë para këtyre fakteve, kanë intensifikuar hetimet dhe kërkimet, pasi lindën dyshime se kishim të bënim me një krim brenda familjes.
MOTIVI
Si rezultat i veprimeve intensive u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, kapja dhe arrestimi i djalit të shtetasit Enver Balla, konkretisht shtetasi Esmerald Balla, 30 vjeç, i cili ka pranuar autorësinë e këtij krimi, pas një konflikti që kishte me babanë për një shumë lekësh (7 500 000 lekë të rinj, kursime të përbashkëta familjare) që dyshonte se ia kishte vjedhur 62-vjeçari.
30-vjeçari, më datë 13.08.2024, në afërsi të stanit të tyre në arat e fshatit Shënavlash, pasi është konfliktuar fizikisht me babanë e tij, e ka vrarë atë, me armë zjarri tip pistoletë.
Armën e krimit e ka hedhur në një kanal, ndërsa trupin e babait e ka transportuar dhe hedhur në një pus në një arë të këtij fshati, rreth 1 kilometër larg nga vendi i ngjarjes.
Grupi hetimor ka gjetur trupin e shtetasit Enver Balla, dhe ka sekuestruar armën e zjarrit tip pistoletë, kasafortën e hapur me sende të forta, ku mbante lekët 30-vjeçari dhe prova të tjera që lidhen me ngjarjen.
Trupi i shtetasit Enver Balla u transportua në Morgun e spitalit të Durrësit, për ekzaminim mjeko-ligjor.
Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.
Materialet procedural i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme për veprat penale "Vrasja për shkak të marëdhënieve familjare", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit" dhe "Fshehja dhe asgjësimi i kufomës”.
FOTO / Vrau e hodhi babain në pus, kursimet "mollë sherri" për krimin e rëndë në familje

Për para dyshohet se ka ndodhur dhe krimi i fundit në familje në shënavlash, ku 34-vjeçari Esmerlad Balla ka varë babain e tij Enver Balla, 62-vjeç dhe trupin e tij më pas e ka hedhur në pus. Mes babë e bir dyshohet se ka patur një konflik për një shumë parash të kursyera, por kjo pistë mbetet ende e pakonfirmuar zyrtarisht nga grupi hetimor, I cili po vijon marrjen në pyetje të 35 vjeçarit. Ky I fundit dyshohet se ka dalë zbuluar për krimin e kryr në disa përgjigme të bëra nga grupi hetimor.

Ndërkohë, në rrjetin social Facebook EsmeraldBalla e përshkruan vetën si një njëri pa punë dhe që ka pasion kafshët, qentë dhe kuajt. Ai mësohet se është I matuar dhe baba I dy fëmijëve.

EMRAT/ Vrau babain dhe trupin ia hodhi në pus, pas 3 javësh e deklaroi të zhdukur
Një ngjarje tepër e rëndë ka ndodhur në Shënavlash të Durrësit, ku djali dyshohet se ka vrarë babain. Krimi i rëndë brenda familjes mendohet se ka ndodhur rreth 20 ditë më parë dhe trupi pa jetë i 62 vjeçarit më iniciale Enver Balla është gjetur në pus, i mbytur.
Ndërkohë, djali i viktimës, Esmerald Balla ka bërë sot një denoncim në polici për largimin e babait nga banesa në drejtim të paditur që nga data 13 gusht.
Shkak sipas tij ishin kursimet e djalit vrasës, të cilat sipas tij i ati ia kishte marrë.
NJOFTIMI I POLICISE
Në Komisariatin e Policisë Durrës ka kallëzuar shtetasi E. B., banues në fshatin Shënavlash, se më datë 13.08.2024, është larguar nga banesa, babai i tij, shtetasi E. B., 62 vjeç.
Vijon puna për gjetjen e 62-vjeçarit.







