AKTUALITET /

'Pasi ra në tokë, e qëlloi edhe njëherë', zbardhet dinamika e ngjarjes së rëndë në Shënavlash

Prokurori ka ndërtuar dinamikën e krimit në bazë të deklarimeve të Esmerald Ballës dhe Edison Brahaj, i cili ishte i punësuar fermën e familjes Balla dhe akuzohet si bashkëpunëtor në fshehjen e krimit

Shkruar nga M.H
'Pasi ra në tokë, e qëlloi edhe njëherë',
Viktima Enver Balla dhe autori Esmerald Balla

Detaje të reja janë zbardhur për sa përket ngjarjes së rëndë të Shënavlashit, ku autorit të vrasjes së babait të tij, Esmerald Ballës iu caktua masa e sigurisë ‘arrest me burg’. Babë e bir e kishin nisur konfliktin  për shumën 75 mijë euro që ishte zhdukur nga kasaforta që mbanin në banesën e tyre në Shënavlash.

Prokurori ka ndërtuar dinamikën e krimit në bazë të deklarimeve të Esmerald Ballës dhe Edison Brahaj, i cili ishte i punësuar fermën e familjes Balla dhe akuzohet si bashkëpunëtor në fshehjen e krimit.

Organi i akuzës ka deklaruar në gjyq se ngjarja ka nisur fillimisht në furgonin e familjes për faktin që tek kopeja e deleve nuk kishte bari dhe delet ishin vetëm, ndërkohë që në fugon ndodhej viktima, djali i tij dhe çobani i fermës.

Mes babë e bir në atë moment konflikti ka kaluar tek shuma e konsiderueshme të parave që mungonin, pasi i ati i tregoi që 75 mijë eurot e kursyera i ka gruaja me të cilën dyshohet se kishte një marrëdhënie intime.

Sipas Esmeraldit, pistoletën e ka nxjerrë Enveri, por gjatë përleshjes arma është shkrepur dhe plumbi ka qëlluar babanë.

Pasi 62-vjeçar ra në tokë, i biri e ka qëlluar sërish me plumb duke e lënë pa shenja jete.

Në bashkëpunim me Edison Brahajn kanë tërhequr trupin dhe e kanë hedhur në pusin e një familje tjetër rreth 1 km nga stani i tyre.

Organi i akuzës ka deklaruar në Gjykatë se është dokumentuar çdo gjë për këtë ngjarje të rëndë.

Kujtojmë se Gjykata dha ditën e sotme masën e sigurisë 'arrest me burg' për autorin dhe shokun e tij, ndonëse ky i fundit i mohoi akuzat. / Versus.al 

Poll