POLITIKË /

Mbi 600 policë në terren për zgjedhjet pjesshme, pas fushatës së "heshtur", KQZ ndan materialet në 5 bashki

Plot 612 efektivë policie do të angazhohen për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Shkruar nga Versus

Mbi 600 policë në terren për zgjedhjet pjesshme, pas

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka nisur sot me shpërndarjen e materialeve të nevojshme për procesin zgjedhor që do të mbahet të dielën në 5 bashkitë: Mat, Cërrik, Berat, Tepelenë dhe Vlorë.

Procesi është duke u ndjekur nga vetë kryekomisioneri, Ilirjan Celibashi i cili bën me dije se çfarë përfshihet në materialet zgjedhore, konkretisht:

Fletët e votimit

Kutitë e votimit

Proces-verbalet

Domat e fshehtësisë dhe të gjitha materialet e tjera që garantojnë zhvillimin e zgjedhjeve në përputhje me Kodin Zgjedhor.

Edhe policia ka publikuar planin e masave për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor me 612 efektivë në terren. Qytetarëve u bëhet thirrje të denoncojnë çdo rast të ndikimit të paligjshëm kundrejt tyre apo presionit e tentativës për blerjen e votës. Policia ka mbarrë në mbrojtje 473 objektet që do shërbejnë si qendra votimi. 

Zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, janë ndër më të pazakontat për shkak se drejtuesit e partive të mëdha nuk u përfshinë fare në fushatë. Partia Socialiste nxorri në terren drejtuesit politiktë qarqeve dhe kandidatët, ndërsa PD në këtë fushatë nuk ka asnjë kandidat politik, por mbështet kandidatët e regjistruar si të pavarur. Versus.al

Poll