Një ngjarje e rrethuar nga misteri është vrasja e 51 vjeçarit Valbon Beqiraj mëngjesin e së martës në lagjen nr.12 të Durrësit. Ai u masakrua me 20 goditje me thikë nga 24 vjeçari Teilor Tivari i cili u arrestua sot nga policia.
Grupi hetimor ngriti dyshimet se autori kishte shkuar në shtëpinë e viktimës për të blerë drogë dhe pas një konflikti për motive të dobëta mes tyre, kishte ndodhur vrasja. Por ky version u mohua nga i riu i cili në deklaratën e dhënë ka thënë se njihjej më parë me viktimën dhe se e kishte goditur me thikë për shkak se ky i fundit kishte tentuar ta përdhunonte.
Megjithatë, hetuesit po shqyrtojmë mundësinë e një krimi pasioni dhe të një lidhje intime mes viktimës dhe 24 vjeçarit. Beqiri rezulton të jetë goditur tek dera e apartamentit dhe pas përleshjes ai është gjetur nën tavolinën e kuzhinës vetëm me të mbathura, ndërsa apartamenti kishte shenja gjaku kudo.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur brenda një harku kohor 25 minutash. Krimi u zbulua pasi viktima nuk shkoi të merrte djalin e tij nga shkolla, si çdo ditë. Mbrëmjen e së martës, nipi i tij zbuloi se 51 vjeçari ishte vrarë me thikë brenda banesës që kishte në përdorim nga kushërira e cila jetonte jashtë shtetit. Versus.al







