AKTUALITET /

Arrestohen dy djemtë e Valbona Selimllarit, goditen policin e shkatërruan ambientet e komisariatit

Burime policore konfirmojnë se në pranga kanë rënë Deni Selimllari, 21 vjeç, dhe Kejni Selimllari, 18 vjeç, djemtë e ish-Miss Shqipëria dhe personalitetit të njohur publik, Valbona Selimllari.

Shkruar nga Versus

Arrestohen dy djemtë e Valbona Selimllarit, goditen policin e

Dy të rinj janë arrestuar nga Policia e Tiranës pas një incidenti të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku kanë ushtruar dhunë ndaj një efektivi policie dhe kanë dëmtuar ambientet e Komisariatit nr. 2.

Burime policore konfirmojnë se në pranga kanë rënë Deni Selimllari, 21 vjeç, dhe Kejni Selimllari, 18 vjeç, djemtë e ish-Miss Shqipëria dhe personalitetit të njohur publik, Valbona Selimllari.

Sipas Policisë, dy të rinjtë janë shoqëruar fillimisht pasi kanë goditur një punonjës policie, për shkak të detyrës. Gjatë qëndrimit në ambientet e komisariatit, ata kanë thyer një kamerë sigurie, kanë dëmtuar derën e dhomës së shoqërimit dhe kanë kërcënuar punonjësit e tjerë të policisë të pranishëm në shërbim.

Ngjarja ka kaluar për ndjekje të mëtejshme procedurale dhe hetimet po vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimeve të të dyshuarve dhe rrethanave të incidentit.

Arrestohen dy djemtë e Valbona Selimllarit, goditen policin e

NJOFTIMI 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasit D. S., 21 vjeç, dhe K. S., 18 vjeç, pasi në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë goditur, për shkak të detyrës, një punonjës policie.

Kur janë shoqëruar në ambientet e dhomave të shoqërimit të Komisariatit të Policisë Nr. 2, këta shtetas kanë thyer kamerën e sigurisë dhe kanë dëmtuar derën e dhomës së shoqërimit. Gjithashtu, kanë kanosur punonjësit e policisë që ndodheshin në këto ambiente”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Poll