
Fier- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur "Ura e Sheqit" ku një autobus i linjës "Fier-Libofshë" është përplasur me makinën e policisë bashkiake.
Për pasojë, 6 pasagjerë kanë marrë dëmtime të lehta dhe po mjekohen në spitalin rajonal.
Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë autobusi që i ka prerë rrugën mjetit të policisë bashkiake duke përfunduar më pas në murin rrethues të një ish-kompleksi dyqanesh. Versus.al







