AKTUALITET /

Konferencën e NATO-s në Tiranë, policia publikon planin e masave: Nga mëngjesi i së enjtes deri të premten mbyllet bulevardi "Dëshmorët e Kombit"

Shkruar nga Versus

Konferencën e NATO-s në Tiranë, policia publikon planin e

Policia e Tiranës ka njoftuar planin e masave në kuadër të zhvillimit të Konferencës së NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike, më datat 8–10 tetor 2025, në Pallatin e Kongreseve.

Autoritetet kanë hartuar një plan të posaçëm masash, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së këtij aktiviteti, si dhe garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë tij.

Në funksion të përmbushjes së këtyre qëllimeve, janë ndërmarrë këto masa:

- Kufizimi i lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga semafori pranë Presidencës deri te sheshi “Nënë Tereza” (përfshirë sheshin), rrugën “Gjergj Filipi”, si dhe në aksin që lidh hotel “Marriott” me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”;

- Për këmbësorët do të jetë i bllokuar gjatë gjithë periudhës së zhvillimit të konferencës, trotuari nga hyrja e hotel “Rogner” deri te Pallati i Kongreseve.

Kufizimet do të jenë në fuqi nga ora 07:00 e datës 9 tetor 2025, deri në orën 15:00 të datës 10 tetor 2025.

Policia e Tiranës iu bën thirrje qytetarëve, për mirëkuptim dhe bashkëpunim. Gjithashtu, ftohen të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat e kufizuara, si dhe të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e punonjësve të Policisë në terren.

Për çdo rast nevojë për ndihmë ose orientim, drejtojuni punonjësve të Policisë ose telefononi në numrin pa pagesë 112.

Poll