Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Penale, do të zhvillojë nesër, më 9 tetor 2025, në orën 08:00, seancën për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë për vleftësimin e arrestimit dhe caktimin e masave të sigurimit ndaj personave nën hetim Elvis Shkambit, Gjon Shkambit dhe Banush Koxhaj, të ndaluar pas ngjarjes së rëndë në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ku humbi jetën gjyqtari Astrit Kalaja.
Seanca do të zhvillohet me dyer të mbyllura, ndërsa në sallë do të marrin pjesë vetëm palët ndërgjyqëse.
Gjykata ka njoftuar se nuk lejohet prania e mediave apo kamerave në ambientet e institucionit gjatë zhvillimit të seancës.







