AKTUALITET /

Dhunohet barbarisht një polic bashkiak në Vlorë, rëndë në spital

Shkruar nga Versus

Dhunohet barbarisht një polic bashkiak në Vlorë, rëndë

Një incident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës. Një polic bashkiak është dhunuar barbarisht në qytetin bregdetar.

Sipas informacioneve paraprake, polici me inicialet Bruno J., ka marrë lëndime serioze në krye të detyrës, duke u dërguar me urgjencë në spitalin e këtij qyteti, në pavionin e Kirurgjisë.

Lidhur me këtë ngjarje, deri më tani nuk ka një reagim zyrtar dhe informacioni mbetet paraprak.

Por mësohet se polici është dhunuar për shkak të një gjobe që i ka vendosur shoferit të një mjeti furgon dhe që operon linjën e fshatit.

Ai ka fraktura në kokë dhe në hundë, teksa ka marrë mjekimin e nevojshëm në spital dhe më pas ka dalë, duke u kthyer në banesë.

Hetimet e mëtejshme do zbardhin edhe dinamikën e ngjarjes dhe shkaqet e saj, teksa nuk ka ende informacion për autorin e dyshuar të agresionit.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: