
Ëngjëll Cani, babai i 14 vjeçarit të vrarë më 18 nëntor nga një bashkëmoshatar i tij, ka folur për letrën e drejtuar dje drejt ambasadës së SHBA dhe institucioneve kryesore të vendit.
Në emisionin “Shqipëria Live”, babai i të miturit të ndjerë, tha se djali i tyre i vogël i cili vuan nga spektri i autizmit, pyet çdo ditë për vëllain e tij të madh.
“Vëllai i Martinit ende nuk e di për humbjen e tij. Në ditën e varrimit e patëm dërguar te miqtë tanë dhe nuk e ka marrë vesh akoma. Asnjëri nuk i tregon dhe rri i heshtur. Nuk e bëjmë dot, nuk kemi guxim. Diçka po përpiqet të kuptojë, pse nuk vjen Martini babai, është shumë e rëndë. Nuk kam fjalë që ta përshkruar”- tha ai.
Sa i takon letrës së dërguar ndaj ambasadës së SHBA, Ëngjëll Cani u shpreh se e bëri këtë veprim duke besuar në drejtësinë amerikane për të zbardhur çështjen e rëndë.
“Përveç miqve dhe shqiptarëve, nuk ka pasur ofrim tjetër për ndihmë. Jemi shumë të rënduar psikologjikisht. E shkruam letrën sepse besojmë në drejtësinë e tyre që kanë të shenjtë demokracinë, duke shpresuar mos na ndihmojnë”- shtoi Cani.
Teksa kërkoi që të ketë dorëheqje që nga shkolla e deri në instancat e larta, babai i 14 vjeçarit të vrarë flet për gjendjen e rëndë që ka pllakosur në shtëpinë e tij.
“Nga shkolla e me radhë nuk janë marrë masa. Unë do bëja dorëheqje të moralshme që te dera e shkollës e me radhë zinxhiri. Jo nuk e kam parë videon. Avokati pret informacione dhe asnjë detaj nuk kemi. Mora çantën e shkollës, akoma nuk kam marrë telefonin. Nusja ime akoma nuk ka marrë veten, i rrinë 4 veta mbi kokë që t’ja humbin sado pak mendjen. Këtu në shtëpi nuk jetohet më. Dua që Martini të jetë shembull e mburojë për të gjithë Martinat e tjerë. Gofoundme po e drejton nusja e vëllait tim, është doktoreshë atje. Mesazhi im është të kemi sa më shumë harmoni me njerëzit, mos paçin fatin e Martinit. Ai ishte humori jonë, ai ishte drita e syve tanë”- u shpreh Ëngjëll Cani. Versus.al








