AKTUALITET /

Doli për të peshkuar në Vjosë, 63 vjeçari i humbur prej dy ditësh (EMRI)

Gjëja e fundit që dihet për të është se kishte shkuar për të peshkuar në lumin Vjosa së bashku me shokun e tij.

Shkruar nga Versus

Doli për të peshkuar në Vjosë, 63 vjeçari i humbur

Fier- Një 63 vjeçar i identifikuar si Ëngjëll Kanani ka humbur kontaktet me familjarët e tij prej dy ditësh. Gjëja e fundit që dihet për të është se kishte shkuar për të peshkuar në lumin Vjosa së bashku me shokun e tij.

Ky i fundit, ka bërë me dije se e kishte humbur nga sytë 63 vjeçarin të cilin dyshohet se mund ta ketë marrë me vete rrjedha e lumit.

Polumbarët e RENEA-s kanë mbërritur në vendngjarje dhe vijojnë kërkimet për të gjetur gjurmë të Kananit. Versus.al

Poll