
Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident rrugor në Itali. Leonard Uruçi, 46 vjeç, po udhëtonte me motoçikletë në Milano, në rrugën Pisanello, kur u përplas me një makinë rreth orës 21:00 më 18 qershor.
Edhe pse u dërgua menjëherë në spital dhe iu dha ndihma e nevojshme, ai nuk arriti të mbijetojë nga plagët e marra në aksident./Versus.al







