AKTUALITET /

Falsifikimet / Nga "hekurosja" e dokumenteve, tek letrat antike të blera jashtë. "Prona me 15-20 pronarë në bregdet"

Ja si u falsifikuan mijëra km tokat në bregdet në dekadat e fundit

Shkruar nga Versus
Falsifikimet / Nga "hekurosja" e dokumenteve, tek letrat antike
Vlora sot

“Ka patur prona në bregdetin e jugut që kanë patur deri në 14-20 pronarë të mbivendosur për një pronë.”  Kështu i tha në kushtet e anonimatit, një ish-prokuror në Vlorë "Versus Medias".

Sipas tij, manovrat për të falsifikuar pronat kanë nisur herët që në fillim të viteve ’90, ku më shumë sesa një herë tentohej që të digjeshin të dhënat e kartelat e Hipotekës rajonale dhe biles dhe ato të arkivit.

Kur ligjet e pronësisë i mbivendoseshin njëri-tjetrit, pas 7501, edhe përpjekjet e falsifikimit nisën të modifikoheshin.

Falsifikimet / Nga "hekurosja" e dokumenteve, tek letrat antike

Pati prej atyre që në fillim e morën lehtë dhe falsifikonin dokumentat e pronësisë në mënyrë shumë amatore. Por, pati dhe të tjerë që në fillim të viteve 2000 udhëtonin jashtë Shqipërisë për të gjetur letra të prodhura në fillim të shekullit të kaluar dhe bojë të vjetër në mënyrë që asnjë verifikim i mundshëm i kryer nga Laboratori i Policisë Shkencore mbi letrën e bojën të mos i nxirrte. Por ish-prokurori habit kur rrëfen trukun me hekurosje.

Falsifikimet / Nga "hekurosja" e dokumenteve, tek letrat antike
Vlora gjate komunizmit

“Po, për shumë raste ka shërbyer dhe truku me hekurosje, ku letra "vjetërohet” me durim përmes temperarurës së ulët të hekurit, derisa ajo të marrë një ngjyrë të verdhë të artë, si të pjekur nga koha.” Më tej këto falsifikime, kishin ngjithmonë nevojë për një dorë të brendshme që “rastësisht” t'i fuste dokumentet në vendin e duhur.

Ndërkohë që në gjykata ka me dhjetëra mijëra procese për çështjet e pronave, vitet e fundit rreth 650 shtetas shqiptarë u vendosën në qendër të atentateve për shkak të konflikteve për pronat. Prej tyre 185 janë vrarë dhe 208 u plagosën rëndë. Për 244 të tjerë plani për t’i vrarë mbeti në tentativë. Shifrat shqetësuese për krimet që vijnë nga ‘lufta’ për tokën llogariten nga viti 1998 e në vazhdim. Ato raportohen zyrtarisht nga Policia e Shtetit.   

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: