
Gjykata e Posaçme ka ndërmarrë dy masa ndaj zëvendës kryeministres, Belinda Balluku duke i ndaluar daljen jashtë vendit si dhe duke kërkuar pezullimin e saj nga posti që mban. Vendimi u mor nga gjyqtari i posaçëm Erion Çela me kërkesë të prokurorit të posaçëm Dritan Prençi.
Gjithashtu janë caktuar 2 masa sigurie "arrest shtëpie" për 2 vartësit e saj, drejtorin e KESH-it Erald Elezin dhe kreun e ARRSH, Gentian Gjyli.
Më herët, ajo u paraqit në SPAK së bashku me motrën e saj avokate ku iu komunikua se është marrë e pandehur mbi tunelin e Llogarasë, çështje që është ende nën hetim. Ndaj saj rëndon akuza për shkelje të barazisë në tendera.
Ditën e djeshme zv.kryeministrja foli në Kuvend për akuzat e opozitës ndaj saj duke u shprehur se ajo nuk do të komentojë kurrë veprimet e drejtësisë, por do të përballet me procesin në heshtje. Versus.al


