AKTUALITET /

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin italian Francesco Beccheti

Becchettin akuzohet se përmes kompanive të tij kishte krijuar një skemë të mashtrimit me TVSH dhe pastrim parash. 

Shkruar nga Versus
Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin italian Francesco
Francesco Beccheti

Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm në Tiranë ka dhënë sot vendimin për biznesmenin Francesco Becheti, duke e dënuar me 12 vite burg.

Dënimi i tij u ul me 5 vite krahasuar me vendimin e Shkallës së Parë, për shkak të aplikimit të nenit 55 të Kodit Penal, që parashikon bashkimin e dënimeve.

Treshja e gjyqtarëve që mori vendimin për këtë çështje – Genti Shala, Brikena Ukperaj dhe Dritan Hasani – ndryshoi pjesërisht vendimin e mëparshëm, duke rregulluar një pjesë të dënimit, ndërsa konfirmoi pjesën tjetër.

Becchettin akuzohet se përmes kompanive të tij kishte krijuar një skemë të mashtrimit me TVSH dhe pastrim parash. 

Ai u akuzua për 4 vepra penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim Dokumentesh”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”.

Biznesmeni italian vazhdon të jetë në arrati dhe për të ka një mandat arresti ndërkombëtar./Versus.al

Poll