Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka publikuar një video të re në lidhje me arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta.
Blushi tha se kreu i Partia e Lirisë u godit në kokë nga efektivët të cilët e morën me forcë nga makina me të cilën po udhëtonte.
Video e publikuar nga Partia e Lirisë:
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ditën e djeshme njoftoi se ndaj Metës rëndojnë akuza për 3 vepra penale të kryera gjatë kohës që ka mbajtur funksione të posteve shtetërore, konkretisht: Pastrim parash, korrupsion pasiv dhe fshehje pasurie.
Përveç Metës, pati një masë “detyrim paraqitje për deputeten e PL-së dhe ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi duke e akuzuar këtë të fundit se në bashkëpunim me Metën ka përfituar në mënyrë korruptive një vilë nga biznesmeni Samir Mane në këmbim të ndryshimit të një ligji, gjë për të cilën është marrë në pyetje edhe gazetari Baton Haxhiu. /Versus.al








