AKTUALITET /

Kërkon lirimin nga qelia, sot Gjykata e Lartë shqyrton rekursin e Ilir Metës

Më herët, avokati i tij Kujtim Cakrani ka shprehur bindjen se ish-presidenti do të lirohet nga burgu brenda muajit tetor.

Shkruar nga Versus

Kërkon lirimin nga qelia, sot Gjykata e Lartë shqyrton rekursin e Ilir

Gjykata e Lartë mblidhet sot për të shqyrtuar rekursin e bërë nga ish-presidenti Ilir Meta për lirimin nga burgu dhe zëvendësimin e masës së sigurisë. Kreu i Partisë së Lirisë kërkon prishjen e vendimeve të GJKKO dhe Apelit të Posaçëm që më herët kanë lënë në fuqi masën e arrestit.

Seanca pritet të nisë në orën 09:30 me relatore Albana Boksin dhe anëtarë Sokol Binaj e Medi Bicin. Meta mbahet në qeli prej 21 tetorit të 2024-ës kur u arrestua me anë të një aksioni në hyrje të Tiranës, nën dyshimin për veprat penale “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje të pasurisë”.

SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit, e cila përfshiu tre hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror. Me të njëjtat akuza përballet edhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, e ëma Fatime Kryemadhi dhe bashkëpunëtorët e ish-çiftit, Ema Çoku dhe Pirro Xhixho. Versus.al

Poll