AKTUALITET /

VIDEO/ “Më shau gruan”, autori i vr*sjes në Tiranë rrëfen konfliktin me shokun që kishte strehuar

Arlind Demushi, i arrestuar si autor i dyshuar i ngjarjes ka deklaruar në polici se me viktimën kishin qenë miq të ngushtë. Madje Ismajlgeci kishte 10 ditë që po qëndronte në shtëpinë e Demushit në Babrru.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ “Më shau gruan”, autori i vr*sjes në Tiranë
Viktima Hajdar Ismajlgeci dhe autori Arlind Demushi

Tiranë- Një konflikt banal është bërë shkak për vrasjen me thikë të 40 vjeçarit Hajdar Ismajlgeci mbrëmjen e djeshme në Babrru.

Arlind Demushi, i arrestuar si autor i dyshuar i ngjarjes ka deklaruar në polici se me viktimën kishin qenë miq të ngushtë. Madje Ismajlgeci kishte 10 ditë që po qëndronte në shtëpinë e Demushit në Babrru.

Mbrëmjen e djeshme dy shokët kishin dalë për të pirë në një lokal të lagjes, kur pas konsumit të alkoolit, autori pretendon se i ndjeri 40 vjeçar e kishte ofenduar nga gruaja. Pas daljes nga lokali sherri mes tyre ka degraduar në përplasje fizike dhe në atë moment, Demushi ka nxjerrë thikën duke e goditur disa herë shokun e tij që ndërroi jetë në vend.

Pasi kreu krimin, 38 vjeçari u largua për në Durrës ku u arrestua më pas nga forcat Operacionale. Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Poll